E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet hajnesha e arit

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 19:30

Një femër 26 vjeçare nga Prishtina është arrestuar si e dyshuar për pjesëmarrjen në vjedhjen e një sasie të konsideruar të stolive të arit nga një shtëpi në Mitrovicë.

Arrestimi është bërë në shtëpinë e saj, në lagjen “Kolevicë” të kryeqytetit. E arrestuara ka pranuar të ketë qenë e përfshirë në vjedhje të rënda, në së paku gjashtë raste të ndara.
Besohet se së paku 30 mijë euro, vlerë e stolive të arit, janë vjedhur nga grupi i personave të dyshuar, përfshirë edhe të arrestuarën, në periudhën qershor-shtator 2010, në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë e Fushë Kosovë.

Hetuesit policorë kanë mësuar se, e dyshuara në bashkëveprim me persona të tjerë, ka shitur stolitë e arit të vjedhura. Stolitë e vjedhura në Mitrovicë, në vlerë prej 3000 eurosh, janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, pas identifikimit të personit që i kishte blerë ato.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›