E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babel në Hoffenheim

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 21:27

Ryan Babel është larguar nga Liverpool. Futbollisti holandez do t’i bashkohet klubit gjerman Hoffenheim, i cili do të shpenzojë me këtë rast 7 milionë euro, shkruan tabloidi gjerman Bild.

“Ne kishim nevojë për një sulmues pas largimit të Demba Ba dhe lëndimit të Chinedu Obasi. Babel ishte sulmuesi të cilin me të vërtetë e donim dhe drejtori ynë sportiv është i bindur se holandezi është njeriu i duhur për neve”, ka thënë pronari i klubit gjerman, Dietmar Hopp.

24 vjeçari nuk ka arritur asnjëherë të bind në Angli, ku ishte transferuar në vitin 2007 nga Ajax.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›