E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca ndalon protestat kunder filmit anti-islamik

Protestat kundër filmit anti-islamik në Paris, të programuara për të shtunën janë ndaluar, lajmin e ka njoftuar vetë kryeministri Zhon Mark Ajro. “Nuk ka arsye që të lejojmë në vendin tonë konfliktë që nuk kanë të bëjnë aspak me ne”, ka shpjeguar ai.

Për sa i përket publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në të përjavshmen satirike Charlie Hebdo, Ajro tha se “ekziston liria e shprehjes, dhe nëse dikush pretendon se është cënuar ligji, mund t’i drejtohet gjykatës”.

E përjavshmja satirike franceze Charlie Hebdo tha se edicioni i fundit i revistës përmban karikatura të profetit Muhamed. Botuesi i së përjavshmes, që fillimisht ishte një karikaturist i njohur me emrin Charb, tha se imazhet do të “shokojnë ata që duan të jenë të shokuar”.
Vendimi i revistës për të publikuar karikaturat vjen mes të protestave në vendet myslimane kundër një video të lirë, të bërë privatisht në SHBA e cila tall profetin Muhamed.
Dalil Boubakeur, imami i xhamisë më të madhe në Paris, e ka përcjellë me shqetësim lajmin për publikimin e karikaturave, por në të njëjten kohë bëri thirrje për qetësi tek të gjithë myslimanët në botë.
“Publikimi rrezikon zemërimin në botën myslimane, pas filmit anti-islamik”, i bëj thirrje të i mos hedhin benzinë zjarrit. Franca, me të paktën katër milionë myslimanë ka komunitetin më të madh islamik në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›