E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i kunderpergjigjet Romnit ne Talk Show

Presidenti amerikan Barak Obama ka qortuar rivalin republikan Mitt Romney, duke thënë se kushdo që kërkon të jetë president duhet të punojë për të gjithë amerikanët.
Këto deklarata Obama i bëri në Talk Shoën e David Letterman ku shtoi se Romney ishte gabuar për të përshkruar 47% e amerikanëve si "viktima".
“Nuk e di se çfarë iu referua rivali im, por mund tju them se kur fitova ne 2008, 47% e amerikaneve votuan per xhon mkkein, ata nuk votuan për mua. Natën e zgjedhjeve unë thashe: megjithëse ju nuk votuat për mua, unë dëgjova zërat tuaj dhe unë do të punoj fort për të qenë presidenti juaj. Një prej gjërave që unë kam mësuar duke qenë president, është të përfaqësoj të gjithë popullin tim. Kur kam takuar republikanët në udhëtimet e mia anembanë vendit, ata ishin njerëz punëtore, që kujdeseshin për familjen e vendin e tyre. Unë besoj se nëse do të bëehesh preisdent, duhet të punosh për të gjithë dhe jo vetëm për disa”- deklaroi Obama.
Më parë, zoti Romni mbrojti komentet e tij pasi një video e filmuar fshehtas gjatë një fjalimi me donatorët u bë publike. Ai i tha për Fox Neës se e dinte se këta “të varur nga qeveria" nuk do të votonin për të në zgjedhjet e nëntorit.
Videoja u zbulua më tej të martën, duke treguar Romney-n duke thënë se palestinezët nuk dëshirojnë paqe në Lindjen e Mesme.Edhe palestinezët kanë reaguar ndaj komenteve të Romnit të bëra në të njëjtën ngjarje për ngritje fondesh në maj, se ata “nuk kanë asnjë lloj interesi” për paqe me Izraelin.Kryenegociatori palestinez Saeb Erakat i tha AFP-së se komentet nga Romni ishin “absolutisht të papranueshme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›