Katuci Basha nuk ka qene perkthyes ne shtepine time
Pine nje kafe bisedojne per akuzat e Dik Martit u japin zemer familjareve te mos shqetesohen. Tri ditet e fundit shtepine e Katuceve e vizitojne edhe gazetare te shumte. Disa prej tyre arrijne te shkepusin dicka nga familjaret nderkohe te tjere nuk lejohen as ti afrohen shtepise. Ka ardhur mbreme nje gazetar italian. Kishte siguruar nje makine me targa te Krujes. Sapo ne e kemi nuhatur eshte larguar me shpejtesi. U kishim thene te na linin rehat. Jemi sulmuar aq shume sa nuk durojme askend. Keshtu shprehet per gazeten Panorama 78-vjecari Abdulla Katuci. I veshur trashe per shkak te ftohtit te ketyre diteve nuk pushon se kerkuar nga shteti shqiptar te zbardhe te verteten. E gjithe bota sheh ne televizione shtepine time. Del Ponte dhe Dik Marti kane shpifur shume per familjen tone. Jane akuza qe nuk durohen. Ndonjehere mendoj te vras veten thote plaku nga Gurra. Teksa ecen ngadale neper oborrin e vogel te shtepise se tij nuk harron te rrefeje detajet e kontrolleve te ushtruara aty pa lejen e autoriteteve te kohes. Ai tregon vendin ku hidhen plehrat dhe mbetjet e shtepise. Ja ketu gjeten ca shiringa te perdorura shishe ilacesh nje mushama plastike dhe bishta cigaresh thote ai teksa dridhet nga emocionet dhe te ftohtit. Djali i madh Mersimi bashkeshortja Hatixheja nusja e djalit dhe dy mbesat e shoqerojne ngado. Perpiqen ta qetesojne duke i thene se tani eshte koha qe kjo padrejtesi te shkoje ne vend. Mbesa e vogel Dashuria i afrohet e perqafon dhe i thote Gjysh mos u merzit. Te gjithe zyrtaret e shtetit dhe mediat po thone se ato cfare jane thene per shtepine tone jane akuza te paverteta. Ndoshta do te vijne qeveritare dhe te na kerkojne ndjese per ato cfare kane ndodhur me ne. Gjyshi qetesohet dhe rinis te kujtoje njerezit qe e kane vizituar ne gusht te vitit 2003. Ai dhe djali i madh kujtojne cdo detaj te vizites se dy inxhiniereve te rruges se Arberit. Fillimisht ata kane menduar se vertete vizitoret ishin specialiste te fushes se ndertimeve por pas disa ditesh kane analizuar theniet e tyre dhe kane nisur te dyshojne. Shoferi qe ben linjen Gurre-Burrel M.Likursi ka transportuar nga Burreli drejt shtepise sone dy persona te cilet na thane se ishin inxhiniere te rrugeve. U takuam me njerin prej tyre ne oborrin e shtepise. Ishte nje burre i gjate. Mbante pantallona te kuqe dhe sandale pasi ishte nxehte. Na tha se ishte me origjine nga Mali i Zi por ishte rritur ne Shkoder - tregon Abdullai. - Na cuditi qendrimi i tij. Shihte oborrin perroin ketu afer livadhin pra gjithcka. Pasi folem pak minuta ai tha se ishte inxhinieri qe do te merrej me ndertimin e rruges se Arberit. Qendruan dy dite ne Gurre dhe sic na ka thene shoferi i furgonit ata keqyrnin cdo perrua varrezat shtepite fshatin rruget... Madje diten e dyte kane bere shume fotografi kuptohet edhe te shtepise sone deklaroi Katuci. Ata i kane kerkuar edhe marrjen e shtepise me qira per 2-3 muaj por kryefamiljari e ka refuzuar se nuk kishte nga te shkonte me familjaret e tij. I pyetur se a ka qene Lulezim Basha njeri nga personat qe jane shprehur se ishin inxhiniere te rruges se Arberit 78-vjecari tha se kane kaluar 7 vjet dhe nuk mund ti mbaje mend keto persona. Smund te them se njeri nga keta persona qe u prezantuan si inxhiniere ishte Lulzim Basha. Shume vone e kemi kuptuar se keta persona erdhen para hetuesve te Hages per ti paraprite kontrollit ne shtepine tone. Djali qe erdhi ne oborrin tone ishte me trup dhe floke te gjata. Nuk mund ta kujtoj cili ishte ai. Mediat paskan folur sot per kete. Une i jam drejtuar disa here me letra edhe ministrit Basha por nuk me ka dhene nje pergjigje per kontrollet e ushtruara tha Katuci teksa thote se shteti shqiptar nuk e ka mbeshtetur ne zbardhjen e te vertetes. Pyetjes nese Basha ishte perkthyes gjate kontrollit te shtepise Katuci i pergjigjet se gjate qendrimit per dy dite e net te hetuesve te huaj kujton se prokurori Arben Dyla i ka thene se personat qe hetonin ishin nga shtate shtete te ndryshme. Per perkthyesin na thane se eshte shqiptaro-maqedonas. Nuk di te them se ai ishte Lulezim Basha pohoi i moshuari. Plaku thote se ne tetor te vitit 2003 dy muaj pas vizites se inxhiniereve te rruges eshte marre ne pyetje nga nje oficer policie dhe nje prokuror. Ai dhe familjaret jane pyetur nese kishin lidhje me kosovaret dhe sidomos me UK-ne per tu pasuar nga kontrolli ne vitin 2004. Luminoli verboi Hatixhene
Vazhdojne te kembengulin Katucet se lenda e hedhur per te zbuluar njollat e gjakut ishte me pasoja per jeten e pjesetareve te kesaj familje. Nene Hatixhene e mbajne per krahu mbesat sa here ajo kerkon te dale per ajrim jashte. Kam pasur shikim normal para se te hidhej helmi ne shtepine time - rrefen 73 vjecarja. U bera shume keq. Nuk shihja me si me pare. Me operuan por prape nuk shikoj fare. Nuk jam e zonja as te dal ne oborrin e shtepise. Me pare merresha me punet e shtepise me mbjelljen e kopshtit shihja delet. Tani nuk dalloj asgje. Edhe pjesetaret e tjere te familjes nuk ndihen mire. Te gjithe thone se kane dhimbje te syve dhe probleme te tjera. Djemte kane mbajtur te gjitha dokumentet e doktoreve dhe do te kerkojne demshperblim per humbjen e shikimit tim tha Hatixhe Katuci. Me ekspertin vetem per eshtrat e Jashareve
SHKODER - Ministri i Bren-dshem Lulzim Basha i ka quajtur akuzat e Dik Martit ndaj kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci si shpifje dhe denigruese nga ana e qarqeve te caktuara. Nga Shkodra ku po inspekton ne terren situaten pas permbytjeve Basha u shpreh se Ketu nuk behet fjale thjesht per nje tentative per te perlyer nje person qofte ky dhe kryeministri i Kosoves por per nje plan diabolik per te barazuar viktimen me xhelatin per te perlyer sakrificen e mijera femijeve grave burrave dhe pleqve kosovare qe humben jeten gjate represionit gjenocidal serb ne Kosove si dhe per te demtuar imazhin dhe perpjekjet e shtetit te ri te Kosoves ne rrugen e tij drejt aspiratave te qytetareve te tij per integrimin te plote ne Bashkimin Europian. Basha i hodhi poshte dhe deklarimet e nje eksperti te huaj i cili pretendon se ai ishte perkthyes ne kete ceshtje. shte nje genjeshter e trashe. Ne gjithe jeten time nuk kam qene kurre ne asnje te ashtuquajtur shtepi e verdhe e aq me pak te kem qene perkthyes i zoterise ne fjale. Ne vitin 2004 nuk kam punuar per tribunalin por kam qene ne UNMIK pergjegjes per krijimin e Ministrise se Drejtesise se Kosoves. Mbaj mend qe zoteria eshte marre ne pune per te ndihmuar ne identifikimin e eshtrave te viktimave te luftes se Kosoves. Jane 1800 qytetare shqiptare te cileve nuk u dihet fati. Ky person eshte marre ne pune me kontrate per te ndihmuar ne identifikim e viktimave dhe kthimin e eshtrave familjareve te viktimave. Kam pasur disa kontakte pune vetem ne zhvarrimin dhe varrim e eshtrave te familjes Jashari. Ky eshte dhe problemi kryesor heqja e vemendjes nga identifikimi i viktimave shqiptare te Kosoves. Akuzat e Martit Meta Raporti i bazuar mbi fiksime
Zv.kryeministri njeheresh ministri i Ekonomise Ilir Meta nga Beogradi i cilesoi fiksime te pabazuara ne fakte akuzat e raportuara nga Dik Martit. Sipas numrit dy te qeverise e ardhmja e shteteve te Ballkanit eshte ajo e bashkimit prane BE-se nderkohe qe sipas tij raporte te tilla kane si synim krejt te kunderten. Qendrimi im ka qene shume i qarte ky raport eshte i bazuar mbi fiksime. Akuza te tilla jane bere dhe ne te kaluaren madje jane bere dhe investigime te cilat kane rezultuar teresisht pa fakte. Ndaj besoj se mesazhi kryesor i kesaj vizite eshte qendrimi drejt nje te ardhmeje te perbashket ne Bashkimin Europian u shpreh Meta. Zv.kryeministri ishte i ftuar dje dhe ne Kongresin e Partise Demokratike Serbe ne cilesine e kryetarit te LSI-se si anetare e Internacionales Socialiste. Edhe diten e djeshme fokusi i diskutimit ishte mbi te ardhmen europiane te rajonit te Ballkanit.
BURREL/ HASAN PASHA