Vllaznia fiton tani 1 pike larg Skenderbeut
Ne Elbasan Marashi Buljan dhe Hysa firmosen fitoren e pare te Lacit jashte. Vllaznia ngjyros kreun e superiores teksa ka ndalur Skenderbeun duke kapur vendin e trete pas javes se 15-te te Kategorise Superiore tashme ne kuoten e 27 pikeve nje me pak se Skenderbeu dhe kater me pak se Flamurtari kryesues 31. Argjentinasi Rafael Soza shenoi per bardhekuqte ne minuten e 33-te goli i tij i peste sezonal gol i cili la ne avantazh deri ne fund te pjeses se pare miqte nga Korca. Ne fraksionin e dyte te lojes skuadra e Joses u hodh e tera ne sulm duke rrezikuar disa here porten korcare me Vajushin dhe Sinanin. Por goli do vinte nga kembet e nje mesfushori. Kosovari Ilir Nallbani do te leshonte nje predhe nga jashte zones e cila do te shtangte portierin Orges Shehi. Por nuk mbaron ketu pasi vetem disa minuta me vone perkatesisht tete te tilla nje top i hedhur ne zone nga Sinani eshte nderprere nga mbrojtesi Fagu i cili shenon keshtu nje autogol duke fiksuar perfundimisht rezultatin 2-1 per Vllaznine. Ky ishte autogoli i trete i Skenderbeut ne keto 15 jave pas Ristovski ne favor te Elbasanit dhe Lakos ne favor te Teutes. Skenderbeu edhe nje here tjeter tregoi se nuk eshte nje ekip transfertash pasi pesoi humbjen e katert ne tete ndeshje. Per Vllaznine kjo ishte fitorja e trete rresht pas atyre me Kastriotin dhe Lacin. Po ashtu ndeshja e gjashte rresht qe shkodranet dalin pa humbje kur ajo e fundit i perket javes se 9-te kur humben 3-1 me Flamurtarin. Disa kilometra larg Shkodres ne Shqiperine e Mesme ne te njejten kohe Laci arrin te marre tri pike te merituara ne fitoren 3-2 me Elbasanin ne Ruzhdi Bizhuta te cilet e mbyllen takimin me dhjete lojtare karton i kuq i Sadikut. Bledar Marashi 4 Stipe Buljan 41 dhe Vilfor Hysa 42 shfrytezuan gabimet e portierit Erjon Dushku duke firmosur fitoren e pare te pare lacjaneve ne transferte. Armando Sadiku 24 dhe Endri Dalipi 66 nuk munden te shmangin humbjen e 9-te ne 15 jave te Elbasanit dhe vendin e fundit ne tabelen e renditjes 9 pike.
Josa Sjemi Barcelona por fituam me merite
Trajneri i Vllaznise Mirel Josa ka vleresuar maksimalisht lojen e skuadres se tij jo me shume nga ana teknike sesa nga shpirti i gares dhe deshira per te marre pike te plota ndaj Skenderbeut. Ka qene nje fitore shume e rendesishme. Ne pjesen e pare nuk luajtem dhe aq mire nuk ishim shume te vendosur ne nderhyrjet tona nderkohe qe krijuam jo pak hapesira edhe ne mbrojtje. U goditem nga kundershtari i cili ka kualitetet ne radhet e tij. Ne te dyten reaguam dhe fituam me merite. Nje fitore qe nuk erdhi fale cilesise se treguar ne fushen e lojes por fale vendosmerise se treguar. Do vazhdojme kete rruge por kjo nuk do te thote se nuk do humbasim edhe ne. Vllaznia seshte Barcelona. E rendesishme eshte qe jemi mes skuadrave te para ka thene Josa.
Muca Humbem por kampionati smbaron ketu
Tekniku i bardhekuqve ka dashur te cdramatizoje situaten ne te cilen u gjend si ai ashtu dhe skuadra e tij pas 90 minutave te djeshme duke pohuar se perballja ndaj Vllaznise mund te konsiderohet si nje humbje krejt normale. Humbja eshte humbje dhe natyrisht qe nuk na pelqen megjithate kjo e sotmja dje erdhi permes nje loje te bukur dhe prandaj me kenaq disi. Kemi zhvilluar nje ndeshje te mire. Kerkuam ta fitonim lojen por ndeshem me nje kundershtar shume te vendosur ne fushe. Kampionati eshte i gjate dhe nuk na mbetet gje tjeter vecse te shohim perpara. Nuk duhet te merremi me kete humbje ndaj Vllaznise tani por te shohim perpara dhe te kerkojme piket ne ndeshjen e radhes ka pohuar trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca.
LEONARD KARAJ