LG GD910, celulari në formë orë dore del në shitje
Operatori britanik i telefonisë celuare “Orange” ka paralajmëruar datën e saktë të fillimit të shitjes së celularit-orë GD910 të kompanisë LG. Celulari i LG-së i vendosur në formën e orës së dorës GD910 del në shitje në Britani të Madhe që nga fillimi i muajit të ardhshëm. Operatori i vetëm telefonik i cili tani për tani e ofron atë është “Orange” dhe kushon rreth 600 euro. Është interesante ideja se bëhet fjalë për një pajisje “të dekoduar” e cila mund të përdoret në çfarëdo rrjeti. Ndryshe, bëhet fjalë për një pajisje me ekran 1.4 inçësh të ndjeshëm në prekje, me mbështetje për teknologjinë e gjeneratës së tretë (3G), Bluetooth, video-kamer, MP3 player dhe një varg shtojcash të tjera të rëndomta për këtë lloj pajisjesh.
22 Gusht 2009