E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krizë? Rrobat e lira sfidojnë veshjet “chic”



Stilistët ndërkombëtarë tashmë këshillojnë rrobat e lira. Arsyeja? Në kushtet e një krize ekonomike rrobat që kushtojnë lirë, nga dëshira personale apo nga “halli” kthehen ën modë për të sfiduar mondanitetin. Edhe stiluesit e vip-ave preferojnë të dizenjojnë për klientët e tyre të përhershëm linja veshjesh të një cilësie më të ulët. “Zonjat” e Milanos, që është edhe kryeqëndra e modës kanë filluar të vishen me “Zara”. Dje ishin të fundit ata që nuk donin të mbeteshin pas tendencave duke mos rrezikuar të boshatisin portofolin. Ndërsa sot i bashkohen arritjes së stilistëve të mëdhenj dhe duarve të shumë vip-ave që dikur kanë qenë imazhe të linjave për një treg klasi, por tani në një klimë recensioni ekonomik, ajo që kushton pak është kthyer në modën më të ndjekur të momentit.

Bashkëpunimet “chic - low cost”

Moda e tillë që mban emra të mëdha si Roberto Cavalli, i cili ka krijuar një koleksion për H&M (veshje me çmim të ulët) duket më e preferueshme për momentin. Por edhe vipa të tjerë që kanë krijuar linjat e tyre të veshjes. Bëhet fjalë për të famshmen Madona e cila prej kohësh vazhdon të jetë imazh i linjës H&M, për të vazhduar më pas me motrat Kruz për Mango-n, Sarah Xhesika Parker për Steve & Barry’s. Kriza ekonomike në mbarë botën justifikon më së miri tregun e veshjeve “loë cost” i cili po zhvillohet aq shumë, sa vetëm në Itali ka arritur shifrën 50 mld euro. Në këtë mënyrë mund të ndodhë që kjo kategori veshjesh të jetë sinonim i “modës” edhe mes personazheve të njohura të spektaklit dhe kinemasë. Edhe zonjat në Milano tashmë nuk e kanë problem të mbajnë një çantë Luis Vuitton me një palë xhinsa të blera në magazinat e çfarëdoshme.

ǒdo të thotë “low-cost”
Edhe pse shoqëria e ashtuquajtur “Assolowcost”, që rivlerëson linjat e ndryshme dhe ka si parim moton “low cost” duhet sqaruar: nuk bëhet fjalë për çmimin e produktit apo shërbimin, por ato pasyrojnë një mënyrë të re dhe më efikase për të interpretuar prodhimin e të mirave materiale dhe shërbimeve, duke u përshtatur me tregun, çmimet dhe kërkesat e klientëve. Për këtë arsye preferohen sektorët e rrobave me çmim të ulët duke u kthyer në të ashtuquajturën “modë e shpejtë” siç janë gjigandët Zara dhe H&M, të cilat kohët e fundit kanë arritur fitime dhe sukses të pabesueshëm.
Rrobat e lira, mundësi për të kopjuar vip-at
Sipas ekspertëve të modës, “moda e shpejtë” është përgjigje bashkëkohore e nevojave të klientëve ashtu siç kanë qenë më herët firmat më të mëdha të modës. Tendenca më e re u jep mundësinë pothuajsë të gjithëve të blejnë veshjet e dëshiruara, por edhe për të imituar figurat më të dashura të televizionit.
Kohët e fundit, disa femra të famshme janë parë me veshjet e tyre të një cilësie më të ulët, që nuk i pengon ato aspak të jenë ende në qendër të vëmendjes.

Veshje të lira, rekord fitimesh
Ajo që është e sigurt është se pak kohë më parë tregu orientohej drejt ngritjeve dhe uljeve, për të gjetur shpesh kerë një rrugë të mesme. Në këtë kohë recesioni, “thembra e Akilit” është tregu i cilësisë dhe çmimit të ulët, i cili me shpejtësi marramëndëse po kap shifrat më të larta. Të gjitha këto veprime nuk përkthehen si sakrifica, pasi kjo zgjidhje e përkohshme konsiderohet mënyra më inteligjente e mbijetesës.

Vip-at, imazhe të veshjeve
Më këtë tendencë janë bashkuar edhe emrat e mëdhenj të modës të cilët për të shpëtuar nga falimentimi kanë pranuar të bashkëpunojnë me markat e cilësisë së dytë siç është H&M. Imazhe të kësaj linje veshjesh janë bërë figurat më të dashura të njerëzve si: Karl Lagerfeld, Stela Mekartni, Elio Fioruçi, Madona, Viktor, Rolf dhe Roberto Cavalli. Përjashtim nga ky rregull bën Donatela Versaçe e cila është betuar: nuk do të dizenjojë më kurrë veshje “low cost”! Të këtij mendimi nuk janë modelet ndërkombëtare, si Keit Mos dhe Agnes, të cilat po e shfrytëzojnë në maksimum këtë moment krize pa u shqetësuar shumë për cilësinë.

22 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›