Kriza, Fule: Të gjendet një zgjidhje shumë shpejt
Qeveria dhe opozita në Shqipëri duhet të gjejnë një zgjidhje shumë shpejtë në të kundërt do të ketë influencë negative në opinion dhe në rekomandimet të cilat Komisioni Evropian po përgatit për diskutimet që duhen nisur me Shqipërinë. Kështu shprehte në Prishtinë, Komisineri Evropian për zgjerimin Shtefan Fyle duke ripërsëritur se kjo zgjidhej duhet të ketë bazë kushtetuese dhe transparente shumë shpejtë.
“Disa herë i kam bërë thirrje thirrje Qeverisë dhe opozitës për të gjetur një zgjidhje politike, një zgjidhje me bazë kushtetuese dhe transparente. Kjo varet nga shqiptarët, nëse ata dëshirojnë të gjejnë një rrugë më të mirë për të ardhur deri te një zgjidhje. Por kjo zgjidhje duhet të gjendet shumë shpejt, sepse përndryshe do të ketë një influencë negative në opinion dhe në rekomandimet të cilat Komisioni Evropian po përgatit për diskutimet që duhen nisur me Shqipërinë. Shqipëria ka bërë një progres të madh gjatë viteve dhe muajve të kaluar dhe do të ishte mirë të vazhdojë një stabilitet politik në mënyrë që të mënjanohet kjo influencë negative”, u shpreh Stefan Fule, Komisioneri për Zgjerimin pranë BE-së.
Mesazhi i Komisionerit Evropian për zgjerimin, Shtefan Fyle vjen vetëm një muaj para Samitit evropian që do të zhvillohet në Sarajevë, ku pritet që Bosnja dhe Shqipëria të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.
Bul Salihu < I mëparshmi