E Diel, 1 Nëntor 2026

“LG” nxjerr ne shitje celularin akullore



Kompania “LG” është e njohur për prodhimin e telefonave celularë luksozë, por kohë pas kohe prezanton edhe risi të ndryshme. Me këtë rast, në tregun e Koresë Jugore është lançuar versioni i dytë i telefonit celular i quajtur “Ice Cream”. “LG Ice Cream Phone 2” (me emër kodi LG-LU1600) për fat të mirë nuk hahet, por thjesht është dizajnuar me ngjyrat e akulloreve. Ngjyrat në telefon riprodhohen me ndihëm e diodave të integruara LED.
Telefoni është me kapak dhe ka madhësi prej 15.5 milimetrash.
Opsione tjera ofrojnë edhe T-DMB, shfletim të internetit, fjalor elektronik dhe shumë gjëra të tilla të ngjashme.

“Gresso Skeleton”, celularë ekskluzivë 5000 dollarë

Celularët, përveçse për komunikim, shërbejnë edhe për konkurrim të përdoruesve në kategorinë kush e ka më të mirë, më të bukur apo të fuqishëm sipas ndonjë parametri tjetër. Kompania “Gresso”, prej kohësh njihet për paraqitjen e pajisjeve të ndryshme ekskluzive. Pajisja e re nga kjo kompani është celulari i emëruar “Skeleton”, i paraqitur në seri prej gjithsej 15 njësish. Me të dhënën që në botë do të ekzistojnë vetëm 15 celularë “Gresso Skeleton” mund të merret me mend edhe çmimi i tyre. Në këtë rast ai do të jetë 5000 dollarë. Me këtë çmim mund të merrni telefonin e përpunuar me kristal, safir dhe titan, logo të praruar me ar, platformë Windows Mobile 6 Standard, dy gigabajt hapësirë të dhënash, mbështetje për SMS, MMS, e-mail, internet, GPRS, Bluetooth, qasje USB, audio player dhe kamera prej dy megapiksela.

20 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›