“Zenvo ST1” me 1104 kuaj fuqi, automjet me seri të kufizuar
Herë pas here, nga fabrikat pak të njohura është prodhuar ndonjë automjet interesant. Kësaj radhe bëhet fjalë për automjetin “ST1” të kompanisë daneze “Zenvo Automotive”. Ky superautomjet ka motor shtatë litërsh V8 me prejardhje të panjohur dhe është vendosur në pjesën qendrore falë ndihmës së dy kompresorëve, duke zhvilluar 1104 KF dhe në boshtin e prapmë, me shumë ambicie. Gjiganti danez supozohet se shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.2 sekonda, ndërsa deri në 200 km/h e arrin për nëntë sekonda. Nën ngarkesën maksimale do të arrijë shpejtësinë maksimale prej 372 km/h. Projekti “Zenvo ST1” ka nisur para katër vjetësh dhe danezët me optimizëm paralajmërojnë shitjen e modelit të parë vitin e ardhshëm. Çmimi tani për tani nuk është bërë i ditur, megjithatë, kur merret parasysh seria e kufizuar prej gjithsej 15 njësish, nëse ju intereson sa kushton, sigurisht që nuk do të keni aq para sa për ta blerë.
“Subaru” përgatit konceptin “Legacy”
Duket se “Subaru”, për panairin e automjeteve të Detroitit, i cili mbahet muajin e ardhshëm, në vend të kupesë së pritur në bashkëpunim me prodhuesin “Toyota”, do të paraqesë vizionin e gjeneratës së ardhshme të limuzinës “Legacy”. Njoftimi për media i prodhuesit japonez “Subaru” flet se automjeti do të ketë motor katër cilindërsh prej 2.6 litrash. Nga një fotografi megjithatë i jepen disa kahje të reja dizajnit, me maskë të formësuar në formë agresive. Përsa i përket enterierit, për të japonezët pohojnë se “po bashkojnë arkitekturën moderne të teknologjisë së lartë me mjedisin komod për udhëtarët”.
20 Dhjetor 2008