E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton blen një makinë rozë për Krishtlindjet



E famshmja Paris i ka bërë vetes një dhuratë tepër të çmuar për Krishtlindje. Ajo ka blerë një makinë perfekte “Bentley”, ngjyrë rozë, që kushtoi 200 mijë dollarë. Trashëgimtarja e hoteleve “Hilton” e bleu makinën për të plotësuar një dëshirë të fëmijërisë për të qenë si heroina e saj e preferuar, Barbie. “Doja të kisha një makinë rozë. Kur isha e vogël ëndërroja të kisha një makinë si kjo e sotmja. Kam qenë adhuruese e kukullave Barbie për një kohë shumë të gjatë”, - tha Paris, që nuk e ka marrë ende veten nga ndarja me ish-të dashurin Benji Maden. Përsa u përket planeve për Krishtlindje, 27-vjeçarja tha për revistën “E!” se do të shkojë në Aspen për të bërë ski dhe më pas në Australi për natën e ndërrimit të viteve.

Fred Mërkuri nuk ishte gej, por heteroseksual

Këngëtari legjendar Fred Merkuri, solisti historik i grupit “Queen”, i cili ndërroi jetë në vitin 1991 nga SIDA, nuk ishte gej por biseksual. Kështu deklaron shoku i grupit, kitaristi Brajan Maj, i cili ka qenë në dijeni për femrat me të cilat është frekuentuar këngëtari ndër vite. Madje, për shumë vite ai ishte heteroseksual. I intervistuar nga e përditshmja britanike “Daily Express”, kitaristi deklaroi se ka qenë një mik i mirë për Mërkurin, përveç faktit që kanë qenë bashkë në të njëjtin grup. “Gjatë turneve që ne kemi organizuar, Fredi kishte vetëm të dashura dhe nuk e kam parë kurrë me ndonjë burrë”, - thotë Maj.
Sipas tij, edhe kur Fredi e manifestoi publikisht tendencën e tij homoseksuale, evitoi të fliste hapur për këtë gjë dhe u përpoq t’u shmangej pyetjeve.

Kidman: “Nuk jam më e interesuar për aktrimin”

Aktorja australiane Nikol Kidman thotë se ajo “nuk është aq e interesuar” të bëjë filma. Kidman, filmi i fundit i së cilës, “Australia”, dështoi në box office, ka zbuluar planet për të hequr dorë nga Hollivudi për t’i kushtuar më shumë kohë familjes dhe vajzës së vogël. “Duhet të them se nuk jam aq e interesuar të bëj filma më shumë. E di se nuk duhet ta them këtë, por kjo më ka mbetur tashmë të them. Jam në një pozitë në jetë ku kam shumë mundësi. Dhe mund të zgjedh të kem edhe më shumë fëmijë”, - ka thënë Kidman.

20 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›