E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja, xhinsat e përshtatshme për formën e trupit



Xhinsat janë baza e gardërobës së përditshme. Çdokush që vesh xhinsa di t’i vlerësojë ato. Shpesh xhinsat tona të preferuara nuk janë më të bukurat që kemi, por janë më të rehatshmet, që nuk do t’i ndërronit me asnjë gjë tjetër. Me gjithë prirjet e fundit të modës, të zgjedhësh xhinsat e përshtatshme nuk është e thjeshtë, pasi kërkohet një eksperiencë dhe njohje e produkteve që na ofrohen. Janë me prehër të shkurtër, me prehër të gjatë, të ngushta, të gjera (mund të më shkonin, por nuk janë në stilin tim). Ja disa këshilla për të zgjedhur atë që ju shkon vërtet dhe është në modë:
- Rregulli i parë është që xhinsat duhet të kenë të paktën 2 për qind lirshmëri krahasuar me trupin tonë. Nuk kam trup të përkryer, prandaj nevojitet hapësira. Ajo do të mbulonte në mënyrë perfekte parregullsitë e vogla ose celulitet. Këto xhinse do të ishin të përshtatshme edhe për ditët e zakonshme kur duam të ndihemi sa më komodë.
- Xhinsat e ndritshme janë të përshtatshme kryesisht nëse përdorim çizme të gjata, pasi në këtë mënyrë do të balancohej pjesa e sipërme me fundin. Do të ishte interesante nëse këto xhinsa do të kishin xhepa të pasmë ose xhepa anësorë të dukshëm.
- Xhinsat që vishen me çizme zakonisht zbukurojnë çdo lloj trupi.
- Nëse ju pëlqen të vishni xhinsa pas trupit me pjesën poshtë tepër të ngushtë, mos harroni që edhe ato të kenë 1 për qind hapësirë (nëse janë tepër të ngushta, do të dukeshit më e shëndetshme seç jeni realisht dhe vithet do të humbitnin formën e tyre). Nëse jeni e pasigurt nëse do t’u shkonte ky model, provoni të vishni xhisat e ngushta me prehër të gjatë.
- Xhinsat me prehër të shkurtër janë më të vështira për t’u zgjedhur, por kaq të kombinueshme dhe të thjeshta për t’u përdorur. Kujdes me masën! Kërkoni që ato të mos jenë pas trupit.
- Nëse keni këmbë të shkurtra dhe trup të gjatë, duke zgjedhur xhinsa me shtat të lartë, do të bënte që ju të dukeshit më proporcionale.
- Zgjidhni xhinsa me shtat të ulët nëse keni vithe të gjera dhe stomak të rrafshët. Këto xhinsa nuk mund të përdoren nga femrat me bark. Zgjidhje ideale ato janë për vithet e mëdha. Shtati i shkurtër do të bënte që ato të dukeshin më të vogla.
- Për çdo lloj trupi janë të këshillueshme xhinsat e gjera në fund kur vishen me çizme. Gjerësia në fund do të kombinohej me trupin tuaj nëse jeni pak të bëshme. Në këtë mënyrë do të dukeni më elegante.
- Përdorni xhinsa me prerje të drejtë nëse këmbët janë në përpjesëtim të drejtë me trupin, por edhe kur jeni të shkurtra.
- Mësoni të zgjidhni ngjyrën që ju shkon. Xhinsat me ngjyra të errëta bëjnë që të dukeni më elegante. Bluja, e zeza, kafja dhe grija janë zgjedhja më e mirë për femrat me probleme. Zgjidhni ato me ngjyrë të çelët ose të bardhë nëse doni që pjesa më e shkurtër e trupit tuaj të duket më e gjatë.

Xhinsat e përshtatshme për femrat e shkurtra

Nëse jeni e shkurtër, ajo që do të donit është që këmbët të duken më të gjata kur vishni xhinsa. Të veshësh një palë të tilla vetëm sepse ju pëlqen, por në fakt nuk ju shkojnë. Në këtë rast rrezikoni të dukeni më e mbushur dhe këmbët tuaja akoma më të shkurtra seç janë. Ja disa këshilla si të ndiheni më komode dhe më të gjata kur vishni xhinsa.
- Kushtojini vëmendje të veçantë shtatit të xhinsave që zgjidhni. Me xhinsat me prehër të shkurtër do ta shkurtoni akoma më shumë figurën tuaj. Duhet të zgjidhni ato që kanë shtat të lartë, që këmbët të duken më të gjata.
- Zgjidhni një model të drejtë në vend të xhinsave të gjera në fund ose të ngushta. Nëse do të vishni një palë të gjera ose të shndritshme, këmbët tuaja do të krijonin efektin e kundërt të asaj që pretendojmë. Në të njëjtën mënyrë duhet të veproni edhe për pantallonat prej cope, ato duhet të kenë formën e xhinsave.
–Rëndësi kushtojini fundit të xhinsave, pasi nëse janë shumë të gjata, do të krijonit idenë e një femre të pakujdesshme dhe të pa interesuar për paraqitjen e saj. Gjatësia e xhinsave duhet të jetë pak më lart mesit të takave.

Xhinsat për femrat e bëshme

Xhinsat e ngushta prej kohësh konsiderohen në modë dhe pothuaj të gjitha femrat i kanë provuar t’i veshin. Por si mund t’i përshtatet një femër e bëshme këtyre tendencave të reja?
- Provoni të vishni xhinsa të errëta dhe keni për të parë rezultatin. Ajo krijojnë një efekt të mrekullueshëm, beli dhe këmbët do të duken më elegante. Përveçse ngjyrën blu të errët mund të përdorni me sukses edhe xhinsat e zeza dhe gri.
- Mënyra më e thjeshtë për t’u dukur më elegante është të vishni xhinsat me çizme. Futini ato në çizme, por këto të fundit duhet të jenë deri afër gjurit. Nëse do të vishni çizme të shkurtra dhe do të fusnit xhinsat në to, do të dukeni tepër të shëndetshme.
- Takat zgjasin formën tuaj. Vishini xhinsat me taka. Edhe personalitetet e njohura të botës së modës dhe të kinemasë shpesh veshin këpucë me taka dhe xhinsa.
- Provoni të vishni xhinsa deri në nyjën e këmbës për t’u dukur këndshëm dhe në formë. Me këto xhinsa do të shkonin me këpucë të sheshta me majë rrumbullake në katrore.

20 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›