E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercedezi “SLR Stirling Moss”, 750 000 euro



“Mercedes-Benz” ka hedhur një hap, i cili do t’i kënaqë organizatorët e panairit NAIAS. Gjermanët në Detroit, në fakt, do të paraqesin modelin e fundit nga bashkëpunimi i përbashkët me McLaren, atë “SLR Stirling Moss”. Nën kofanon e superautomjetit të formësuar jashtëzakonisht bukur gjendet motori i McLaren SLR 722 me 650 kuaj-fuqi, 5.5 litra V8 dhe marshin prej pesë shpejtësish. “SLR Stirling Moss” është aq i lehtë sa shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3.5 sekonda. “SLR Stirling Moss” mund të arrijë edhe shpejtësinë maksimale prej 350 km/h. Nga detajet e tjera të pazakonshme, gjithsesi, duhet të përmendet sistemi i Lamborghinit për hapjen e dyerve lart dhe sistemi i frenimit me ajër, i cili kontrollohet me dorë. Mercedes do të prodhojë gjithsej 75 njësi të “McLaren SLR Stirling Moss”, ndërsa është paralajmëruar se çmimi do të sillet rreth 750 000 euro për njësi.

“Nissan Patrol” i ri, publikohen fotografitë e para

Edhe pse nuk ka dalë ende në treg, në internet mund të shohim fotografitë e para të modelit të ri “Nissan Patrol”. Automjeti më i madh i terrenit nga prodhuesi “Nissan”, gjykuar sipas fotografive, ka kaluar nëpër një ridizajnim të rreptë si të modelit të jashtëm, ashtu edhe të pjesës së brendshme, me dallime më të theksuara si në pjesën e parme, ashtu edhe në atë të pasme. Ky automjet modern ngjason me konceptin “Terranaut” nga Nissan, i cili është prezantuar në vitin 2006 në Gjenevë. Ende nuk janë bërë të ditura të dhënat teknike, megjithatë mund të pritet një Petrol i ri mjaft serioz dhe i sigurt përsa i përket terrenit të vështirë. Sa u përket motorëve, Patroli sigurisht do të pajiset me versione pak të modifikuara të atyre V6 me naftë dhe me V6 e V8 me benzinë nga gjenerata e mëparshme. Tani për tani nuk dihet se cilin prej panaireve të radhës do të shfrytëzojë Nissan për paraqitjen e risisë së vet.

20 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›