COSMOTE blen 12.6 % të aksioneve të shtetit te AMC
COSMOTE bën të ditur se dje nënshkroi në Tiranë marrëveshjen për blerjen e 12.6 % të aksioneve të kompanisë së saj bijë AMC, që ishin në zotërim të shtetit shqiptar. Marrëveshjen e nënshkruan zv/drejtori i përgjithshëm i COSMOTE, zoti Michael Tsamaz, dhe zv/ministri shqiptar i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, zoti Eno Bozdo. Shuma për kapitalin e sipërpërmendur është 48.2 milionë euro.
Me përfundimin e këtij transaksioni, COSMOTE zotëron në mënyrë direkte ose indirekte (nëpërmjet 97 % të aksioneve që zotëron tek kompania e saj bijë COSMO-HOLDING ALBANIA S.A.) 95 % të aksioneve të AMC. Zv/drejtori i përgjithshëm i COSMOTE, zoti Michael Tsamaz, komentoi:Në një situatë financiare globale plot sfida, COSMOTE mbetet e angazhuar në planin e rritjes së saj në Europën Juglindore. Shtimi i aksioneve të COSMOTE në kompaninë e saj bijë AMC do të përmirësojë më tej menaxhimin e kapitalit qarkullues të Grupit dhe do të forcojë më shumë mundësitë për rritje. AMC është lider në tregun celular në Shqipëri. Marzhi i EBITDA (të ardhurat para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) të saj renditet ndër më të lartët në Europë. Kontributi i AMC në performancën e përgjithshmë të Grupit COSMOTE është i rëndësishëm.