Bode: Qeveria do të marr kredi 250 milionë euro nga bankat e huaja
Kushtet strikte në qarkullimin e valutave të vendosura në tregjet e huaja kanë detyruar qeverinë shqiptare të zgjedhë disa banka për marrjen e kredisë të planifikuar prej 250 milion euro. Ministri i Financave tha se veç Dojce bank dhe Alfa bank do të jenë edhe banka të tjera që do të ofrojnë me kushte të favorshme këtë kredi.
"Asnjëra prej bankave nuk mund të ofrojë masa të tjera edhe pse për tregun financiar botëror shuma 250 mln euro nuk është e madhe, po faktikisht të gjitha vendet kanë vendosura rregulla strikte, për të mos lejuar nxjerrjen jashtë cendve të tyre të parave, të valutave. Kjo sigurisht përbën një problem, limitet që kanë vendosur janë të vogla, kështu që jemi të detyruar të shkojmë drejt një kredie sindikate", bëri te ditur Ritvan Bode, ministri i Financave.
Veç kredisë Bode ka folur edhe për impaktet e krizës në ekonominë e financat shqiptare. Sipas tij rënies në shkëmbimet me jashtë i përgjigjet një situatë e brendshme optimiste. "Përsa i takon tregtisë së brendshme ne kemi tashmë indikatore dy mujore të nxjerr nga tatim taksat, dhe TVSH që mat vëllimin e qarkullimit të mallrave në ekonominë e brendshme është rreth 15 për qind më i lartë se dy mujori i kaluar. Kjo do të thotë që ekonomia vjen të ketë ritmin normal", vijoi Bode. Kredia prej 250 milion euro që qeveria pritet të marrë brenda muajit është e destinuar krejtësisht për investime. Rreth 150 milion nga këto para do të shkojnë në rrugën Durrës-Kukës.