E Diel, 1 Nëntor 2026

Konventa për municionet thërrmuese, miratohet pastrimi i zonave të minuara

Kuvendi në senancën e djeshme plenare ka ratifikuar me shumicë votash Konventën Ndërkombëtare për Municionet Thërrmuese. Ratifikimi i kësaj Konvente konsiderohet i rëndësishëm, pasi Shqipëria renditet në listën e vendeve të kontaminuara nga municionet thërrmuese, të cilat përbëjnë një rrezik shumë të madh për jetën e njerëzve pranë këtyre zonave. Shqipëria nuk ka prodhuar, magazinuar, përdorur, transferuar apo tregtuar municione thërrmuese, por në territorin verior të saj (Kukës-Has) ndodhet një zonë e minuar me këtë lloj municionesh të paplasura që nga periudha e luftës së Kosovës.
Pas ratifikimit të kësaj Konvente nga parlamenti dhe hyrjes në fuqi të saj, Shqipëria do të jetë e detyruar të pastrojë zonat e minuara me municione thërrmuese. Konventa i detyron të gjitha vendet që e nënshkruajnë që të mos prodhojnë, magazinojnë, tregtojnë apo transferojnë municione thërrmuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›