LIB: Bisedimet Kosovë – Serbi, jo teknike
Prishtinë - Bisedimet e mundshme në ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë bisedime teknike, por kanë prapavijë politike. Kështu ka vlerësuar Lëvizja për Integrim dhe Bashkim. Sipas kryetarit të këtij subjekti politik, Smail Latifi, këto bisedime zhvillohen për vënien në funksion të planit 6- pikësh të sekretarit Ban Ki moon. Kjo lëvizje gjithashtu ka paraqitur pikëpamjet e saj sa i përket shpërbërjes së TMK-së dhe formimit të FSK-së. Sipas LIB-it përzgjedhja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë ka qenë e padrejtë dhe dëshpëruese për ish-pjesëtarët e TMK-së, sepse janë mohuar vlerat e krijuara me sakrifica në luftën çlirimtare.