E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Bisedimet për statusin do të ripërtërihen

Beograd - Sekretari shtetëror i Ministrisë për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se bisedimet për statusin e Kosovës do të ripërtërihen, mirëpo fillimisht Serbia duhet të hyjë në Bashkimin Evropian. "Atëherë Evropa do të sillet ndaj Serbisë me më shumë respekt, kështu që edhe pozicioni ynë do të jetë shumë më i mirë”, i ka thënë Ivaonviç agjensisë serbe të lajmeve Beta. Sipas tij nuk mund të nënvlerësohet fakti se Kosovën deri tani e kanë njohur 54 shtete. Këto shtete midis të cilave janë disa nga fuqitë më të mëdha ekonomike botërore, sipas Ivanoviçit, janë të vetëdijshme se statusi i Kosovës nuk mund të jetë përfundimtar derisa atë nuk e pranon Serbia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›