E Enjte, 5 Nëntor 2026

LIBAN – Të paktën 125 të vdekur në sulmet izraelite që nga mëngjesi i së dielës

BEJRUT, 30 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën 125 persona janë vrarë në Liban nga sulmet izraelite që nga mëngjesi i së dielës – ndërsa fushata intensive e bombardimeve të Izraelit vazhdon.

“Rreth 45 persona u vranë dhe 70 të tjerë u plagosën në sulmet në Ain al-Dilb në jug të kryeqytetit Bejrut”, thanë zyrtarët.

Që kur konfrontimet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut u intensifikuan një vit më parë, më shumë se 1600 njerëz thuhet se janë vrarë në Liban, duke përfshirë mbi 100 fëmijë dhe pothuajse 200 gra.

Rreth 8 400 persona të tjerë janë raportuar të plagosur.

Hezbollahu tha sot se kishte sulmuar sërish me raketa një bazë ushtarake izraelite dhe qytetin e Safed në veri. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›