E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli i bën thirrje Iranit të punojnë së bashku për paqen

TEL AVIV, 30 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje iranianëve të punojnë së bashku me izraelitët për paqen.

Netanyahu përmendi Mohammed Deif, një udhëheqës ushtarak i Hamasit që Izraeli pretendon se e ka vrarë në Rripin e Gazës në korrik dhe Hassan Nasrallah, liderin e Hezbollahut të vrarë në Bejrut javën e kaluar, në mesazhin e tij video.

“Nuk ka vend në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë dhe për të mbrojtur vendin tonë”, tha ai.

“Qeveria aktuale po e çon popullin iranian “më pranë humnerës”, tha ai.

“Kur Irani të jetë më në fund i lirë dhe ai moment do të vijë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit, gjithçka do të jetë ndryshe. Dy popujt tanë të lashtë, populli hebre dhe populli pers, më në fund do të jenë në paqe”, tha Netanyahu.

Deklarata e Netanyahut erdhi ndërsa Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) vazhdojnë sulmet ajrore në Liban dhe duket se po përgatiten për një pushtim tokësor të vendit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›