Tirana, i vetmi klub pa president

Largimi befasues i El Sajedit përmes Asamblesë së Zakonshme, ku "katriada" - Halili, Nuri, Ngjela, Papuli, - ofruan një "zarf" më të "trashë" sesa ofronte egjiptiani, (7 tituj të tij kampion nga 1995-2003) solli në krye të klubit bardheblu një president honorifik, Fatmir Frashërin (të dorëhequr pa bujë), por dhe një katërshe ambicioze, produkt i një skeme të pastër. Pak kohë më pas, president i Tiranës u zgjodh Bamir Topi, një tifoz i hershëm i saj dhe nënkryetar i Partisë Demokratike. Zgjedhja e Topit në krye të shtetit shqiptar solli detyrimisht edhe heqjen dorë nga statusi honorifik i presidentit të klubit bardheblu, edhe pse kreu i shtetit e ndjek shpesh "live" skuadrën e zemrës. Edhe sot e kësaj dite, Tirana është i vetmi klub në Superligë pa president.