LMN- Ramës: Ti po bën protesta për të bllokuar liberalizimin e vizave

Blushi, Islami, Harasani, Malaj dhe Bello debate të ashpra në asamblenë socialiste me kryesocialistin në detyrë- hidhen dyshime të forta mbi rolin e tij në raport me projektin e liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit kandidat në BE
Lëvizja për Mendim Ndryshe ka akuzuar ashpër sot kryesocialistin në detyrë, Edvin Rama, duke e quajtur si të infiltruar në qarkun e ngushtë antikombëtar, për të penalizuar liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë dhe nxirjen e imazhit të Shqipërisë. Gjatë mbledhjes së asamblesë kombëtare socialiste, përveç lindjes së fraksioneve, solli edhe një rrokadë debatesh të ashpra ndërmet Edvinit dhe deputetëve të Lëvizjes për Mendim Ndryshe. Deputetët e LMN-së Ben Blushi dhe Andis Harasani iu referuan vendimit, për rifillimin e protestave në mbarë vendin, duke i kërkuar shpjegime kryesocialistit në detyrë, për arsyet e marrjes së një vendimi tejet absurd, në kushtet kur Shqipëria po përgatitet për heqjen e vizave të qytetarëve të saj me vendet e Bashkimit Evropian dhe njëherazi marrjen e statusit kandidat, pas dorëzimit të pyetësorit, proces ky që finalizohet brenda vjeshtës së këtij viti... Por, qëndrimi i Edvinit ka qenë shpërfillës dhe për kundrejt të gjithave, mësohet se ka fyer deputetët kritikë ndaj tij, përmes përdorimit të një fjalori banal dhe të fryrë me dhunë të egër verbale, jo vetëm deri në përjashtimin nga radhët e partisë, por edhe kërcënime personale drejtuar deputetëve, sepse këta të 5-të po i sjellin probleme në rrugëtimin e tij ogurzi, për destabilizimin politik dhe njëherazi nxirjen e imazhit të Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve, për të mos përfituar kështu nga heqja e vizave. E drejta e deputetëve të zgjedhur nga populli dhe nisur edhe nga detyrimet e tyre ndaj elektoratit, për të mësuar mbi logjikën e këtyre protestave dhe vendosjen zyrtarisht të marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin, ndeshi në një ‘ferr’ përgjigjesh kërcënuese nga Edvini, i cili mësohet të ketë thënë se nuk i interesojnë këta 5 deputetë në “ikje e sipër” por as procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Në morinë e këtij fjalori anormal për një lider politik, më tepër akoma të kreut të forcës më të madhe në opozitë, deputetët e LMN-së janë detyruar të “injorojnë” vendimin e asamblesë për të rinisur protestat popullore. Kësisoj, nuk ka më dyshime se roli i Edvinit është në shërbim të projekteve dashakeqe në vijim të lobimit antishqiptar, me synimin e vetëm, heqjen e Shqipërisë nga lista e bardhë e axhendës së Brukselit dhe futjen e vendit në një terr të plotë disinformues.
...