E Diel, 1 Nëntor 2026

Në PS nis lëvizja “Nano ktheu”, në të njëjtën ditë kur Edvini shpalli revolucionin permanent për marrjen e pushtetit

Socialistët janë kthyer në kërkim të Fatos Nanos. Deklarata për rikthimin e ish-kryetarit është bërë sot nga anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Ylli Manjani. Manjani deklaroi për mediat , pas debateve në Asamblenë Kombëtare se Partia Socialiste duhet të drejtohet nga ish kreu i saj, Fatos Nano. Ai ka thënë se rikthimi i tij, do të ishte zgjidhja më e mirë për Partinë Socialiste, “sepse standardet që ai vendosi në këtë parti ishin më të mirat, si në statut dhe në drejtimin e partisë”. Manjani braktisi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së duke kundërshtuar strategjinë e prezantuar nga kryetari Rama. Manjani u shpreh se kreu aktual i partisë, Rama, nuk përfaqëson interesat e PS-së. Ai gjithashtu ka deklaruar se PS-ja duhet tu kërkojë falje komisionerëve, pasi ka hedhur prej 6 muajsh vrer kundër tyre për humbjen e zgjedhjeve.


Deklarata erdhi në të njëjtën ditë, kur në Asamblenë e vet Edi Rama shpalli teorinë e revolucionit permanent, me bashkimin e partisë së tij me çfarëdolloj protestash e aktesh subversive, mjaft që të dëmtohej qeveria e koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha. Edvini njoftoi 30 prillin, si ditën e protestës mbarëqytetare që do të zhvillohet në Tiranë, edhe pse më herët pat shpallur 20 prillin si datë fikse, e cila për simbolistët kujtonte gjithmonë ditëlindjen e Hitlerit, këtij magjistari të së keqes e ndaj të ciilt është fort i dhënë edhe kryesocialisti. Në fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama theksoi se “Ne do t’i ftojmë të gjithë që nga java e ardhshme, kur ne do të jemi me gjithkënd që do të dojë të protesojë për cdo padrejtësi të këtij pushteti; ku ne do të kërkojmë të hapen kutitët e mbyllura të zgjedhjeve, të ekonomisë, të drejtësisë, të lirisë së konkurencës dhe të medias dhe të cdo të drejte tjetër që kufizohet përditë”. Lidhur me pjesëmarrjen me korrespondencë në parlament, Edvini e shkatërroi debatin me shprehjen-fantazëm: “Opozita do të shkojë në parlament vetëm për transparencën e zgjedhjeve, ndërsa njëkohësisht do të jetë në ballë të protestave qytetare”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›