Kryeministri belg: Jam i përgatitur që gjatë presidencës belge që nis me 1 korrik, të heqim vizat për shqiptarët
Kryeministri belg, Yves Leterme ka konfirmuar në një intervistë të posaçme për TV Klan, se çështja e azikërkuesve shqiptarë nga Maqedonia dhe Serbia nuk ka asnjë efekt mbi heqjen e vizave afatshkurtra për qytetarët e Shqipërisë
Zoti kryeministër, kohët e fundit është folur për një impakt të mundshëm të asaj që, meqënëse azikërkuesit nga Maqedonia dhe Serbia të ardhur në Belgjikë janë shqiptarë, rrjedhimisht kjo do të ketë efekt negativ për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë. A është e vërtetë kjo apo është spekullim?
“Jo, nuk duhen nxjerrë konkluzione nga ajo që ndodhi me azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Serbia. Kjo është në fakt rezultati i një manipulim, që i është bërë atyre qytetarëve të të dyja vendeve. Pra, nuk ka konkluzion për të nxjerrë nga kjo. Madje, ndërkohë, kjo çështje është zgjidhur”.
Ju keni vizituar kohët e fundit Ballkanin dhe jeni ndalur në Shqipëri. Ditët e fundit, edhe një grup eurodeputetësh e kanë vizituar Shqipërinë, duke u shprehur i impresionuar nga progresi për kriteret teknike. A e ndani këtë mendim?
“Mendoj, se Shqipëria ka bërë progrese, por ju takon specialistëve europianë që të na paraqisin vlerësimin e tyre global për këtë çështje. Ndërkohë, mendoj se është bërë progres nga qeveria dhe administrata shqiptare".
A është përgatitur Presidenca belge, që është presidenca e ardhshme e BE-së për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën?
"Sigurisht jemi të përgatitur, por duhet thënë se heqja e vizave është një proces teknik, nuk është një proçes politik. është në bazë të meritave të secilit vend, që do të vendoset se nëse do të aprovohet heqja e vizave afashkurtra. Unë kam folur edhe me kryeministrin Berisha për këtë në takimin e Partisë Popullore Europiane dhe ai është i të njejtit mendim".
...