Shqipëria, në “Schengen” brenda verës së 2010-s, anëtare e plotë në 2014
Shefat e diplomacisë së Greqisë dhe Austrisë u kanë drejtuar një letër homologëve të 25 vendeve të BE-së, ku kërkojnë përshpejtimin e procedurave për përfshirjen e Shqipërisë në zonën “Shengen” brenda verës së këtij viti dhe për miratimin e një projekti që do ta anëtarësonte atë në union brenda vitit 2014. Letra ka edhe mbështetjen e Italisë si dhe mirëkuptimin e presidencës spanjolle të BE-sëAustria dhe Greqia, përmes një letre drejtuar Bashkimit Evropian, kërkojnë përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe njëherësh integrimin në Union jo më larg sesa viti 2014. Athina dhe Vjena, duke njohur progresin e Shqipërisë në sajë të reformave dhe punës voluminoze të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, i bëjnë të ditur Brukselit, afrimin e datës për integrimin në Bashkimin Evropian, e njëherazi kërkesa i adresohet edhe Komisionit Evropian, si organi vendimmarrës për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Në këtë drejtim, dy ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Austrisë, respektivisht Dimitris Droutcas dhe Majkell Spindelexher, theksojnë se liberalizimi i vizave është me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë Bashkimin Evropian. Ndaj, këto dy vende anëtare të BE, kërkojnë shpejtimin e disa hapave për proceset integruese të Ballkanit perëndimor. Letra i dërgohet ministres së jashtme të BE Kethrin Eshton dhe gjithë shefave të diplomacisë së vendeve anëtare.Në tekstin e përbashkët të dy shteteve drejtuar BE listohen shtatë kërkesa mes të cilave: “Të rriten përpjekjet e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi me komisionin, në kornizën e vlerësimit të aplikimeve të tyre për anëtarësim në BE. Të përmbushen objektivat që kanë mbetur në hartën e rrugës për heqjen graduale të vizave hyrëse të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës në vende të BE”. Në këtë letër dy anëtarët e BE përshëndesin edhe vendimin e Presidencës spanjolle që të mbahet një konferencë e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor me rastin e 10 vjetorit të samitit të Zagrebit. Dhe mbi të gjitha të caktohet viti 2014 si data historike për anëtarësimet e tyre në BE”. Ndërkaq, dy ministrat theksojnë se integrimi europian i Ballkanit Perëndimor është prioritet dhe garanton stabilitet dhe për këtë arsye BE duhet të inkurajojë këto vende që të angazhohen për të respektuar principet dhe vlerat e përbashkëta europiane.Pesë pikat e tjera që lidhen me vendet e tjera të rajonit janë: “Përfundimi i negociatave me Kroacinë. Të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe të hapen negociatat për Maqedoninë. Të bëhet progres nga Serbia në drejtim të anëtarësimit në BE, përfshi dhe shkrirjen e marrëveshjes së asociim stabilizimit. Të bëhet progres specifik për Kosovën. Të forcohet roli në Bosnje Hercegovine me qëllimin e vetëm të integrimit europian të këtij vendi”.Misioni i Greqisë për të ndihmuar Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt bllokut është konfirmuar prej kohësh nga vetë kryeministri grek Papandreu gjatë një takimi me homologun shqiptar Sali Berisha në Prespë.Një ditë pas deklaratës në Parlamentin Evropian të kryeministrit spanjoll Jose Luis Zapatero, se integrimi i Shqipëisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të mbyllet brenda afateve të premtuara, çka nënkupton planin e Athinës dhe ëashingtonit, të quajtur “Hartë Rruge”. ...