LOU DOBBS - ZëRI Më i FUQISHëM i PAVARUR - NJë NGA THEMELUESIT E CNN LARGOHET NGA CNN PAS 30 VJETëSH
Lou Dobbs, gazetari dhe komentatori më i njohur i CNN/Amerika prej më se 30 vjetësh, një zë i fuqishëm në mbrojtje të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të tij kritike, deklaroi të mërkurën e kaluar se jepte dorëheqjen nga CNN dhe programi i mbrëmjes prej një ore në CNN "për të ndjekur mundësi dhe oportunitete të tjera në jetë".
"Ky do të jetë emisioni im i fundit", deklaroi Dobbs pasi njoftoi temat kryesore të ditës që do të trajtoheshin në programin e tij dhe shtoi se stacioni CNN e pranoi kërkesën e tij për t‘u larguar përpara se të përfundonte kontrata. "Gjatë gjashtë muajve të fundit, është bërë gjithnjë e më shumë e qartë se erërat e forta të ndryshimit kanë filluar të fryjnë në vendin tonë dhe po na prekin të gjithëve ne, dhe disa drejtues të medias, politikës dhe biznesit më kanë kërkuar mua që të dal përtej rolit tim brenda CNN dhe të angazhohem në një zgjidhje konstruktive të problemeve, si dhe të kontribuoj pozitivisht për një kuptim më të mirë të problemeve thelbësore që hasim në jetën e përditshme dhe për të vazhduar këtë betejë me ndershmëri dhe gjerësi", deklaroi Dobbs në emisionin e tij të fundit përpara shikuesve të tij në CNN.
Largimi i Lou Dobbs pritej dhe shumë analistë mendonin pas zhvillimeve të muajve të fundit se kjo do të ndodhte nga një moment në tjetrin.
Dobbs ishte një nga gazetarët e parë me emër që u bashkua me CNN që në fillimet e stacionit më 1980. Në fillim ai drejtonte një emision për biznesin që transmetohej çdo natë, por shumë shpejt u bë një nga programet më të para dhe me influencë në botën e biznesit dhe CNN nxirrte fitime kolosale nga reklamat e kushtueshme që transmetoheshin gjatë këtij programi.
Dobbs e përshkruan veten e tij si "independent populist" dhe njihet për kritikat e hapura të formave të tregtisë të praktikuara në vite nga qeveria amerikane, si dhe për qëndrimet për politika të rrepta kontrolli ndaj imigracionit të paligjshëm. Ai është fitues i disa çmimeve si: "Emmy", "Peabody" dhe "Cable ACE".
Por Dobbs, idol i forcës së shprehjes së lirë të mendimit, ka qenë gjithmonë objekt i sulmeve të grupeve të interesave të ndryshmeve dhe administratave amerikane. Dobbs krahas të qenit korrespondenti kryesor për Ekonominë në CNN, ka qenë edhe anëtar dhe president ekzekutiv i bordit drejtues të CNN. Ai krijoi sektorin e lajmeve financiare në CNN dhe ka qenë president dhe gazetari kryesor i këtij emisioni.
Pas largimit të Ted Turnerit nga drejtimi i CNN në vitin 1997, Dobbs filloi të konfrontohej shpesh me Rick Kaplan, president i CNN, i cili ishte një mik i njohur i Presidentit Klinton, dhe që mbante një qëndrim të hapur partiak pro Klintonit dhe e detyronte stacionin CNN të transmetonte njoftime pozitive për Klintonin, sipas Dobbs. Pas një konflikti të hapur në ekran në vitin 1999, Dobbs njofton largimin nga CNN për t‘u kthyer përsëri në 2000, pas largimit të Kaplan, dhe kërkesë të themeluesit dhe mikut të tij, Ted Turner.
Por më 11 nëntor 2009 gjatë programit të mbrëmjes "Lou Dobbs Tonight", Dobbs njoftoi largimin e tij të menjëhershëm nga CNN pas rreth 30 vjet shërbimi me këtë rrjet. Presidenti aktual i CNN, Jon Klein, shpejtoi të komentonte se largimi i Dobbs nuk është një opozitë e organizuar kundër pikëpamjeve të tij shpeshherë shumë kontradiktore dhe shumë konservatore.
Çfarë ndodhi në të vërtetë?
"Unë isha i papërshtatshëm për CNN në një kohë kur në pushtet është Obama", deklaroi Dobbs më pas gjatë një interviste televizive.
Dobbs deklaroi se pikëpamja e tij për botën ndryshoi pas sulmeve terroriste të 2001-it dhe skandaleve nga korporatat e mëdha financiare, dhe pas këtyre zhvillimeve ai filloi të shprehë më lirisht mendimet e tij. Por Dobbs njihet për këmbënguljen ndaj problemeve të imigracionit, gjë që solli një rritje të dukshme në numrin e shikuesve, por edhe të kundërshtarëve. Grupet latine kanë paraqitur disa peticione ku kërkonin largimin e tij nga CNN dhe pas largimit të Dobbs e festuan këtë si një fitore të tyre.
Muajt e fundit, Dobbs i acaroi shumë marrëdhëniet e tij me drejtuesit e CNN, të cilët po përkrahin dhe zbatojnë gjithnjë e më shumë idenë se CNN është një stacion raportimi, neutral dhe jo i komenteve e shprehjes së mendimeve, kur për gati dy muaj Dobbs fliste gati çdo mbrëmje me këmbëngulje për çështjen e certifikatës së lindjes së Presidentit Obama në përkrahje të lëvizjes "Birthers". Lëvizja "Birthers" ( vjen nga fjala birth- lindje) kërkon prej disa muajsh, që përpara zgjedhjes së Presidentit, nga Presidenti dhe gjykatat që të botohet certifikata e lindjes e Presidentit Obama, i cili sipas tyre ka lindur jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara dhe si i tillë nuk mund të jetë Presidenti i Amerikës. Reagimet në shtypin amerikan, nëpër blogje liberale dhe konservatore, ishin nga më të ndryshmet dhe disa herë edhe shumë armiqësore ose shumë ekstreme. Gjatë kësaj periudhe, Dobbs u kërcënua disa herë, derisa persona të panjohur qëlluan edhe në drejtim të shtëpisë së tij.
Dobbs, personaliteti më i njohur dhe më me prestigj i CNN, njeriu me një zë të thellë dhe një buzëqeshje tipike vetëm për të, ka deklaruar pas largimit se presidenti i CNN/Amerika, Jonathan Klein, i ofroi atij disa muaj me parë "një zgjidhje" sipas të cilës i lejonte Dobbs të shprehte opinionet në stacionin e radios, stacion personal i Dobbs, por në programin e CNN duhet të ishte vetëm një raportues objektiv ose në të kundërt ai duhej të largohej nga CNN.
Dobbs zgjodhi opinionin dhe vendosi largimin nga CNN. Klein në një deklaratë tha se "Lou ka vendosur ta mbrojë flamurin e vërtetësisë së gazetarisë diku gjetkë". "Do të ndihet mungesa e etjes së tij për ide të mëdha, buzëqeshja e tij dhe prania e tij në studio", shtoi Klein.
Dobbs, i ashtuquajtur "Zoti i pavarur", me qëndrimet e tij konservatore dhe të forta kundër imigracionit, për klasën e mesme, ndryshimin e klimës dhe përfshirjen ushtarake në Irak dhe Afganistan, ishte një i huaj në CNN, që kërkon të mbajë një qëndrim neutral krahasuar me stacionet e tjera televizive të lajmeve. Emisioni i Dobbs ishte më i shikuari në CNN e ndiqej nga një numër i madh shikuesish - 631,000 shikues në tetor duke e renditur në vend të tretë pas "Fox News" dhe MSNBC. Por edhe emisioni i tij, si i gjithë CNN, ka pësuar rënie në shikues kohët e fundit. Dobbs, një njeri me personalitet të fortë, nuk e ka pranuar imponimin në gazetarinë e tij. Ai njihet dhe respektohet në të gjitha qarqet e gazetarisë si një njeri me principe të forta, një nga zërat më të fortë të gazetarisë amerikane.
Lou Dobbs, në paraqitjen e parë në TV pas dorëheqjes nga CNN, e garantoi komentatorin e "Fox", Bill O‘Reilly, se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e tij dhe do të qëndrojë në "arenën publike". Dobbs pranoi se është "demonizuar nga e majta" për qëndrimin e tij ndaj imigracionit, politikave ekonomike dhe të tjera, por shtoi se nuk beson se drejtuesit e CNN të jenë frikësuar nga këto sulme e të kenë "rënë në këto pozita". Megjithatë, Dobbs la të kuptohet se me ardhjen e administratës "Obama" në pushtet ndryshoi klima dhe forma e tij e gazetarisë ishte e papranueshme për rrjetin televiziv ku ai punonte.
"Shikoj një farë ndryshimi midis të kaluarës dhe të tashmes, deklaroi Dobbs pas dorëheqjes, pra midis administratës së Bushit, që e kam kritikuar ashpër dhe të sotmes, që ka sjellë një ton tjetër ndaj kritikave kundër saj".
Një ditë pas largimit të Lou Dobbs nga CNN, sekretarja për Mbrojtjen e Atdheut, Janet Napolitano, parashtroi planin e administratës së Obamës për një reformë të gjithanshme për imigracionin. Shtypi amerikan nuk la pa përmendur momentin e njoftimit të këtij plani, një ditë pas largimit të zërit më të fortë mediatik kundër një reforme liberale për imigracionin.
Napolitano pranoi se përpjekjet në të kaluarën në fushën e imigracionit kanë dështuar, por ajo shpreson se kongresi do ta zgjidhë këtë çështje.
Shumë analistë mendojnë se largimi i Dobbs lidhet me qëndrimet e tij politike dhe se CNN ka qenë nën një presion të madh për shkak të Dobbs. Pra Dobbs ka dhënë vërtet dorëheqjen apo është detyruar të largohet? Mbase koha do ta tregojë të vërtetën, por kush e di?