Shpejtësia, shtypen për vdekje 2 të moshuar
Një 64-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në qendër të Tiranës. Aksidenti ndodhi duke gdhirë dita e djeshme, rreth orës 04:00 në qendër të kryeqytetit, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, kur një automjet tip "Benz", i cili po udhëtonte me shpejtësi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ka përplasur një kalimtar. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe sipas policisë quhet Fuat Mehmeti, 64 vjeç nga Tirana. Pas aksidentit automjeti përgjegjës nuk ka ndaluar, por është larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar drejtuesin.
Ndërkohë, një aksident tjetër po me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur pak pas mesditës së djeshme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:30 të së dielës, në vendin e quajtur "Fermentim", në dalje të qytetit të Shkodrës. Viktima mësohet të jetë Fatmir Brahimi, 60 vjeç, banues në lagjen "Perash" të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur në vendin e quajtur "Fermentim", në momentin që ka tentuar të kalonte në anën tjetër të rrugës, është përplasur nga një autoveturë tip "Benz". Me gjithë ndihmën e parë, i aksidentuari ka ndërruar jetë pak minuta pas përplasjes, për shkak plagëve të marra në pjesën e kokës. Ndërkohë, drejtuesi i autoveturës, 29-vjeçari Gegë Doci, banor i lagjes "Skënderbeg", është ndaluar nga policia, ndërsa mjeti me të cilin udhëtonte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë mësohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia e lëvizjes së mjetit, por edhe manovra e gabuar e viktimës që lëvizte me biçikletë.
Ar.Ho.