Basha-Hyland: “Do të arrijmë të përmbushim standardet e kërkuara”
Autori i Lajmit: red.
Drejtori për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit mbërriti dje për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të ketë takime me zyrtarë të shtetit shqiptar. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, priti në një takim drejtorin e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jason Hyland.
Basha e uroi Hyland për detyrën e re dhe e siguroi atë për mbështetjen dhe bashkëpunim e tij të plotë. Duke evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA, ministri vlerësoi ndihmën e gjithanshme që Uashingtoni i ka dhënë dhe vazhdon t i japë Shqipërisë, si në planin e bashkëpunimit dypalësh ashtu edhe në drejtim të procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Basha falënderoi drejtorin Hyland për mbështetjen e fuqishme që SHBA dhe presidenti Bush kanë dhënë dhe japin për procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO dhe e garantoi atë për përkushtimin e plotë të qeverisë dhe institucioneve shqiptare për realizimin e të gjitha standardeve që priten nga një vend anëtar i NATO-s. Zhvillimet në rajon dhe në veçanti në Kosovë u trajtuan gjerësisht gjatë takimit. Duke theksuar rëndësinë që perspektiva evropiane dhe euroatlantike ka për stabilitetin e rajonit, ministri Basha nënvizoi se Shqipëria është e vendosur në rolin e saj si një faktor paqeje dhe stabiliteti si dhe në politikën e saj rajonale të fqinjësisë së mirë.
Pasi është takuar me Bashën, ai do të takohet dhe me përfaqësues të tjerë të shtetit shqiptar, qeverisë dhe Kuvendit.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008