E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Butrintit, hapen dyert e mortit në dy familje

Trupat e pajetë të Elvirës dhe vajzës tre muajshe kanë mbërritur në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Lapardha, në banesën e prindërve të kryefamiljarit Dritan Jaho. Të afërm, por dhe banorë të fshatit kanë ngushëlluar familjen Jaho nga ku dy orë më pas trupat e pajetë i janë drejtuar fshatit Perondi në rrethin e Kuçovës ku banon familja e Elvirës. 

BERAT- Dhimbje dhe mort në familjet e Elvirës dhe vajzës së saj 3-muajshe nga Berati, që mbetën viktima, në varkën që u përmbyt në tragjedinë e së dielës. Trupat e pajetë të Elvirës dhe vajzës së saj tre muajshe, kanë mbërritur rreth orës 7:30 të mëngjesit të soteëm në fshatin Lapardha, në banesën e prindërve të kryefamiljarit Dritan Jaho që humbi gruan dhe vajzën e tij në këtë tragjedi. Familja Jaho ka pritur trupin e pajetë të nuses 21 vjeçare dhe mbesës tre muajshe. Të afërm, por dhe banorë të fshatit kanë kryer ngushëllime pranë familjes.
Dy orë më pas trupat e pajetë janë dërguar në fshatin Perondi në rrethin e Kuçovës ku banon familja e Elvirës.
Krejtëishtë i shokuar Dritan Jaho, ka shkuar në banesën e së shoqes Elvirës 21 vjçare, ku s’ka mundur dot të tregojë asgjë rreth ngjarjes së rëndë Të vetmet fjalë që u ka thënë familjarëve Dritani, kanë qenë : “Nuk munda ti shpëtojë”. Trupat e pajetë të Elvirës dhe vajzës 3 muajshe kanë mbërritur në banesën e prindërve, ndërkohë që lamtumira e fundit do të jepet rreth orës 16:00. Familjarët Bakiu 40 ditë më parë kanë varrosur një prej djemve të tyre të vrarë në Greqi, çka është bërë shkak i kthimit nga emigrimi i çiftit të ri. Tre ditë më parë Dritani sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën, mësohet se ishin nisur drejt Sarandës për tu rikthyer në Greqi nga ku jetonin prej vitesh. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›