E Shtunë, 31 Tetor 2026

P/ligji për avokatët, Shoqata notë proteste Topallit

Në konferencën e sotme avokatët i kanë drejtuar një notë proteste kryetares së Kuvendit në të cilin theksohet se në hartimin e projektligjit nuk është marrë asnjë mendim nga juristët. 

TIRANË - Shoqata e Avokatëve kërkon rikthimin e diskutimeve për projektligjin mbi profesionin e avokatit. Në konferencën e sotme avokatët i kanë drejtuar një notë proteste kryetares së Kuvendit në të cilin theksohet se në hartimin e projektligjit nuk është marrë asnjë mendim nga juristët, duke u trajtuar si një dokument sekret larg syrit profesional.
Avokatët citojnë se me ndryshimet e bëra në vend të përmirësonin mangësitë në ligjin për profesionin e avokatit në Shqipëri, janë bërë hapa pas, duke i hapur shtegun shkeljeve të rënda të parimeve kushtetuese.
Ky projektligj thonë avokatët e ka vendosur pozitën e institucionit të avokatisë nën varësinë dhe ndikimin direkt të pushtetit gjyqësor. Shoqata e cila shënon 4000 avokatë si anëtarë të saj deklaron se nëse projektligji miratohet në Kuvend pa konsultime dhe në formën siç është, atëherë avokatët do ta bëjnë ligjin të pazbatueshëm.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›