Lushnje, zi ne shtepine e te zhdukurit

17 vjecari Ndricim Myftari ishte nisur ne drejtim te Greqise bashke me dy bashkemoshataret e tij, te cilet tashme jane rikthyer ne shtepite e tyre.
Ne fshatin Imsht te Lushnjes situata ishte shume e ndere per shkak se ende nuk eshte mesuar fati i adoleshentit. Familjaret e tyre tregojne se tre te rinjte u nisen dy dite me pare dhe kishin marre me vete fare pak te holla si shpenzime rruge.
“Iku me nja tre shoke. Ai iku per shtepine, sepse na ka ngelur themeli pergjysme. Ai me keto shpresa iku”, shprehet Asime Zima, e ema e nje prej te mbijetuarve. “Nuk me tregoi gje fare. Me tha vetem se do te ikte me shoket. Une mbreme e mora vesh”, tregon Agron Mita, babai i nje tjetri te mbijetuari.
Pasi mesuan lajmin ne televizione, familjaret e tre adoleshenteve jane perpjekur qe te lidhen me telefon. Ne pamundesi per te kontaktuar ata kane udhetuar ne drejtim te Sarandes. Dy nga te mbijetuarit u kane treguar prinderve qe nuk e pane momentin se kur Ndricimi ra ne uje.
Babai i Ndricimit dhe te afermit e tjere shkuan ne Butrint per te kerkuar edhe ata se bashku me policine 17 vjecarin e zhdukur. Ne shtepine e tij ka rene zija. Ne mundem te gjejme vetem gjyshin e adoleshentit, sepse te gjithe te tjeret jane larguar ne vendin ku u mbyt varka.
“Iku me nja dy shoke te fshatit. Na tha se do te levizte para ores 18. Neve ne darke e morrem vesh lajmin per tragjedine”, shprehet Ali Myftari. Rruga per t’i shpetuar varferise dhe mungeses se prespektives ka bere qe keta tre te rinj te marrin persiper nje rruge te veshtire. Shpresonin qe te zgjidhnin hallet, por tani deshira e tyre eshte rikthimi ne shtepi te Ndricimit.