Rama takon përfaqësuesit e LGBT: Në PS ka avokatë të kauzës suaj
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me dy drejtuesit e lëvizjes LGBT në Shqipëri, Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi. Ky ishte takimi i parë që kreu i të majtës shqiptare zhvilloi me përfaqësues të komunitetit LGBT.
Aktivistët e LGBT-së i thanë liderit të opozitës se dhjetëra pjesëtarë të komunitetit kanë pritshmëri të larta ndaj PS-së për mbështetjen e të drejtave të këtij komuniteti.
Kryesocialisti Rama tha se ka qenë ndër të parët që ka folur për çështjet e LGBT që në fillim të viteve ’90-të, “atëherë kur këtu të quanin homoseksual nëse flisje për çështje të tilla”.
Gjatë takimit, Rama u shpreh pro të drejtës së bashkëjetesës mes personave të të njëjtit seks, ndërsa në lidhje me çështjen e martesave mes së njëjtës gjini, pranoi se më parë duhet përgatitur shoqëria dhe duhet përgatitur terreni për të patur debate të frytshme dhe sidomos informim.
Më tej, kreu i PS-së theksoi rëndësinë që institucionet shtetërore të kenë një rol më aktiv në lidhje me luftën kundër diskriminimit.
Ai i siguroi aktivistët se brenda dy viteve të para të qeverisjes socialiste, do të ketë një projekt të planifikuar me kujdes dhe maturi për të integruar komunitetin LGBT, për të eliminuar format e diskriminimit, por sidomos për të informuar dhe kulturuar shoqërinë.
“Ju keni avokatë shumë të përkushtuar ndaj kauzës suaj, brenda PS”, - tha Rama.
(er.nu/BalkanWeb)