“Olsi i Qamiles”, vrasësi me pagesë që akuzohet për 5 atentate
TIRANE - Shënjestra e tij kanë qenë kryesisht biznesmenët dhe sipërmarrësit e mesëm. Ka kryer pesë atentate ndaj tyre, por asnjërin nuk e ka vrarë. Sulmet me armë dyshohet se janë paguar nga kundërshtarët e të dëmtuarve, ndërsa janë vënë në zbatim nga i akuzuari për pesë tentativa vrasjesh dhe një grabitje. Olsi Albert Karagjozi, 36 vjeç, lindur e banues në Laprakë, i njohur edhe me nofkën “Olsi i Qamiles”, do të dalë së shpejti para gjykatës për krimet e kryera prej tij në harkun kohor të viteve 2010 deri në fund të 2012-s.
I dyshuari për serialin e ngjarjeve është vënë në pranga nga policia e Tiranës pas një hetimi disamujor më 12 janar 2013. Pas arrestimit të 36-vjeçarit, Policia e Tiranës njoftoi se strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e kryeqytetit realizuan në fshatin Fllakë të qytetit të Durrësit kapjen e të kërkuarit. Sipas të dhënave nga hetimi, mësohet se 36-vjeçari u ndalua në Durrës teksa i fshihej drejtësisë dhe më pas u përcoll në Tiranë për kryerjen e veprimeve hetimore. Teksa ishte duke iu fshehur policisë, Olsi Albert Karagjozi dyshohet se lëvizte me një makinë “Tuareg” me targa maqedonase. Ndaj tij ishin lëshuar disa urdhra kërkimi nga policia dhe nga gjykata për shkak të krimeve në të cilat ishte implikuar.
SERIALI
Ngjarja e parë për të cilën është akuzuar Karagjozi ka ndodhur më datë 16 dhjetor të vitit 2010 në Tiranë. Sipas hetimeve, për motive të çastit, 36-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. Guçe, duke e plagosur rëndë atë. Për këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës që në vitin 2012 ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ngjarja e dytë për të cilën akuzohet “vrasësi me pagesë” ka ndodhur më datë 10 shkurt 2011 në Paskuqan, Tiranë. Sipas Policisë, për motive të dobëta, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. Skana, duke e plagosur rëndë atë.
Për këtë ngjarje Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për konsumim të veprës penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Seriali vazhdon me ngjarjen e ndodhur më 7 dhjetor 2012 në Prezë të Tiranës. I akuzuari dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit G. Ciku dhe E. Ziri, duke i plagosur rëndë ata në trup. Kjo ngjarje ka qenë në hetim nga Policia e Tiranës për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)