E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Berisha na provokoi

10 deputetet greviste kane hyre ne diten e 6 te greves se urise ne ambientet e salles se kuvendit te Shqiperise.

Ata jane vizituar nga kolegu i tyre me profesionin mjek Sabit Brokaj, i cili pas disa ekzaminime mjekesore konfirmoi pasdite se gjendja shendetesore e grevisteve eshte mjaft e renduar, duke vecuar si me te rende gjendjen e deputetit Frrok Gjini, i cili ka vendosur ta pershkallezoje kete greve, duke nderprere trajtimin mjeksor dhe marrjen e ujit.

“Mosperfillja e kesaj greve po merr karakter kriminal dhe zbehet aspekti politik e ngrihet ai njerezor. Kercenohet jeta e deputeteve dhe ne kete pike ata qe nuk realizojne zgjidhjen mbajne pergjegjesi", u shpreh Brokaj.

Dritan Prifti qe shoqeronte zotin Brokaj ne ambientet e greves beri te ditur gjithashtu se eshte hartuar nje peticion qe permban thirrjen per konsensus per daljen nga kriza, i cili eshte firmosuar nga intelektuale te ndryshem qe do t'i percillet presidentit Topi dhe trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, kryeministrit, kryetares se kuvendit dhe kryetarit te PS.

Por LSI komentoi gjate paradites dhe deklaratat e nje dite me pare te kryeministrit.

"LSI e paralajmeron Berishen se nuk mund te justifikohet se e ka te pamundur te zgjidhe krizen se nuk mund te negocioje me LSI. Ai nuk mund te zgjedhe si preteks respektimin e interesave te ngushta", u shpreh sekretari i pergjithshem, Petrit Vasili.

Vasili hodhi dy opsione per zgjidhjen e krizes, e komisionet e administrimit te votes te jene ne te gjitha nivelet teknike ose gjithperfshirese, se paku ne nivel parlamentar.
 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›