E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kumari” mbyll lojerat e fatit

Operacioni policor i koduar  “Gambling” ne shqip “Kumari” po kalon ne site qytetet me te medha ne vend, duke i perqendruar verifikimet ne vijim vecanerisht ne Tirane.

Vetem per kryeqytetin agjentet e krimit ekonomiko-financiar kane derguar per procedim penal ne prokurorine e rrethit 11 pronare te lojrave te fatit te cilet akuzohen per kundravajtjen e organizimit te llotarive te palejuara dhe venies ne dispozicion te lokaleve per lojera te palejuara.

Ne Tirane burimet jo zyrtare pohuan per Top Chanel se jane sekuestruar deri me tani 70 makineri te ketyre lojrave dhe tre rulota.

Nderkohe qe per operacionin ne mbare vendin zedhenesi i policise se shtetit Klodian Branko shpjegon se nga kontrollet ne total jane sekuestruar ne te gjithe vendin 350 makineri kompjuterike, nderkohe qe 60 lojera fati rezultojne te palicensuara.

“Operacioni kishte si qellim nderprerjen e paligjshme, identifikimin dhe procedimin e ketyre personave, si dhe sekuestrimin e pajisjeve te lojerave te fatit”, u shpreh zedhenesi.

Burime jo zyrtare pohuan se Drejtoria kunder Krimit Ekonomiko -Financiar po bashkepunon me drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve dhe njesine e mbikeqyrjes se lojrave te fatit.

Pergjate ketij operacioni jane bllokuar ambjentet e subjekteve te palicensuara.

Verifikimet mbi licensimin e tyre vijne pas nje sere ngjarjesh  te ndodhura ne ambientet e ketyre lojrave te fatit , ku pervec kontrolleve mesa duket policia mesa duket synon te kete nen kontroll rendin dhe qetesine ne keto ambiente.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›