Shperthimi ne Prishtine, reagon diplomacia shqiptare

Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme denon aktin e nje dite me pare ndaj Zyres Civile Nderkombetare ne Prishtine.
Diplomacia shqiptare vlereson se akti edhe pse i izoluar, synon te demtoje frymen e bashkepunimit te institucioneve te Republikes se Kosoves me Zyres Civile dhe faktorin nderkombetar, si dhe vullnetin e deshmuar tashme per vendosjen dhe shtrirjen e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves.
Ministria e Puneve te Jashtme vlereson reagimin e menjehershem te autoriteteve me te larta te Republikes se Kosoves ndaj ketij akti te shemtuar dhe denimin e tij nga ana e tyre.