E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Buxheti rendon qytetaret

Opozita ka vijuar kritikat ndaj projektbuxhetit te vitit 2009 duke kundershtuar menyren se si qeveria po administron parate publike te shqiptareve.

"Ne tre vjet jane marre 1.5 miliarde dollare borxhe dhe pritet te merren gjate vitit te ardhshem edhe 500 milione te tjera, me te cilat qeveria po takson indirekt qytetaret", u shpreh deputeti i PS-se, Shpetim Idrizi.

80 per qind te uljes se taksave e kane perfituar vetem 5 kompani, 20 per qindeshin tjeter e kane perfituar 50 mije bizneset e tjera.

Sipas Idrizit revolucioni fiskal, i pretenduar nga qeveria, nuk ka bere gje tjeter vetem se ka rritur barren tatimore mbi individet me te ardhura te pakta.

"Vitin e ardhshem qeveria do te marre nga ata me te ardhura te uleta 120 milione dollare taksa mbi pagen", u shpreh Idrizi.

Partia Socialiste kerkoi nje dite me pare qe qeveria te rishikoje buxhetin, per t'i bere balle pasojave negative qe pritet te sjelle kriza globale ne ekonomine e vendit

 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›