E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet e spiunëvë duhen hapur, edhe sikur të duhet që Gjykata Kushtetuese të shkrihet

>Para vitit 2005, Avokat Ngjela u pat shprehur se Shqipërisë nuk i duhet një Gjykatë Kushtetuese; pra ajo mund të shkrihet sepse Gjykata e Lartë mund të luajë edhe rolin e saj, ashtu si në SHBA, këtë rol e luan Gjykata Supreme. Nuk dua të paragjykoj askënd të Kushtetuesja, sepse ka edhe kapacitete dhe djem me moshë të re, por nëse disa janë spiunë dhe kanë dhënë dënime deri më varje, ata nuk kanë moral të kthejnë ligjin e hapjeve të Dosjeve. Ideja se Uithers ishte kundër Ligjit, është nonsens, por edhe karshillëku që i bën Ina Rama, Berishës, duket bufatorike. Berisha, edhe pse më shumë vonesë, është në rrugë të mbarë. Spiunët duhen shporrur nga politika dhe Berisha të na largojë fillimisht ata që i ka afër në kabinet e gjetkë sepse tash e ka mbështetjen e së djathtës. Nëse, kërkon mandat të dytë, duhet të mos tërhiqet. Jam dakord me Ngjelën, Kushtetuesja te ne është hallkë e tepërt. Na mjafton Gjykata e Lartë. Ligji i Dosjeve duhet më i ashpër, madje edhe më dënime me ata që kanë ushtruar tortura ose kanë qenë dëshmitarë të rremë. Por ligji të mos harrojë as funksionarët e partisë sepse te ne partia ishte mbi të gjithë. Dje ndoqën betimin e Obamës. Do kishim dëshirë që të djathtët të mbanin Uashingtonin, por edhe liberalët amerikane, të cilët, ndikohen shumë nga lobi grek kur flitet për ne , nuk ka pse të na pengojnë në luftën ndaj krimeve komuniste.
Uashingtoni, mund të mos dojë politikanë të veçantë, dhe ata mund të kenë arsyet e tyre, por kjo mund të thuhet me elokuencë dhe në çastin e duhur, e jo kur më në fund Berisha po shkon djathtas, se hapja e dosjeve të spiunëve është veprim djathtas. Berisha ka edhe 4 muaj që të tregojë me vepra është i të djathtëve apo ai tyre të majtëve që e mbajtën kaq gjatë peng, sidomos në katin e zyrës së tij

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›