Patozi: Kryetarët e Komisionit të monitorimit zgjedhor vetëm nga PD-PS
>Numri dy i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi propozoi dje drejtimin e komisionit parlamentar per monitorimin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore nga dy forcat e mëdha për ta bërë procesin sa më transparent. Sepse sipas rregullores se parlamentit, tha ai,- i takon mazhorancës të vendosë për drejtimin e një komisioni.
Patozi reagoi pas propozimit të kreut të socialistëve, Edi Rama, ku sipas këtij të fundit një komision i posaçëm duhet të jetë me bashkëkryetarë. Ne nuk do të lejonim që ky komision të për monitorimin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore të formatohej vetëm me deputetë të opozitës,- u shpreh Patozi. Parlamenti, vijoi ai,- ka disa rregulla dhe duke patur parasysh se kjo është çështje me interes të përbashkët ne jemi dakord që ky komision të ketë dy bashkëkryetarë, u shpreh Patozi. Ndryshe nga komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore, ky komision i ri nuk do të hartojë ligje, por do të monitorojë veprimet e Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe pushtetit lokal për përmbushjen brenda afateve të të gjithë kërkesave të Kodit Zgjedhor që lidhen me përgatitjen e procesit elektoral të 28 qershorit. Sipas Partisë Socialiste zgjidhje emergjente kërkojnë listat e zgjedhësve dhe pastrimi i regjistrave elektronikë nga dublikatat si dhe pajisja me letërnjoftime e të gjithë personave që nuk kanë pasaportë.