LSI: Demokracia në Shqipëri është e papajtueshme me dhunë
Petrit Vasili, zv/ kryetari i LSI përshëndet deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, në të cilën nxit shqiptarët që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe konstruktive.
Në një deklaratë për median, Vasili i mëshoi faktit se Ambasada e SHBA-së mbështet respektimin e institucioneve, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të të tjerëve, shprehje të cilat sipas saj duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demostratave.
Per këtë, ashtu sikurse vlerësohet në njoftim, demokracia në Shqipëri është e papajtueshme me dhunë.