PS: Demonstruesit do të grumbullohen prej 10 pikave , leje nga policia
20/01/2011 Partia Socialiste nis lajmërimet derë më derë për demonstratën e 21 janarit
Korrupsioni, ministrat shënjestra e socialistëve
Përgjimi Meta-Prifti, opozita do të protestojë nën sloganin “Sali, dorëzo bllokun”
Partia Socialiste ka dorëzuar në policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e demonstratës së paralajmëruar më datën 21 janar 2011. Burime zyrtare thanë se bazuar në ligjin “Për tubimet” PS-ja ka dorëzuar në policinë e Tiranës një kërkesë-njoftim, në të cilën thuhet se ky subjekt politik do të grumbullojë qytetarët në orën 13:00 në Tiranë. Sipas ligjit, çdo organizatë apo subjekt politik duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për çdo tubim dhe më pas gjithë aktivitetin duhet ta zhvillojë në përputhje me lejen e dhënë nga policia. Kërkesa është firmosur nga kryetari i PS-së së Tiranës Besnik Bare, i cili ka sqaruar se protestuesit do të futen në Tiranë nga dhjetë pika të ndryshme.
Përfshirja e kabinetit “Berisha” në afera korruptive është arma e fortë e Partisë Socialiste për të mbështetur kërkesën e saj për largimin e kësaj qeverisje. Duke pasur si kryefjalë pikërisht këtë fenomen, akuzë e cila mbështetet dhe në videopërgjimin Meta-Prifti, socialistët u bëjnë apel qytetarëve të demonstrojnë më 21 janar për të detyruar qeverinë aktuale të japë dorëheqjen, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Në funksion të një aksioni të tillë, Partia Socialiste ka nisur dje lajmërimin derë më derë të qytetarëve në të gjitha njësitë bashkiake, ku u ka kërkuar atyre të protestojnë deri në largimin e kësaj qeverie.
Protesta
Më 21 janar Partia Socialiste do të ndërmarrë një tjetër nismë për të rrëzuar qeverisjen aktuale. Kështu, nën sloganin “Sali, dorëzo bllokun”, socialistët ftojnë të gjithë qytetarët nga i gjithë vendi që të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të demonstruar kundër kryeministrit Berisha dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Mësohet se kjo protestë, e cila do të ketë si start të saj orën 14:00 të pasdites së 21 janarit, është ideuar më së shumti si një bllokim i të gjithë hyrjeve në kryeqytetit për të marshuar nëpër rrugët e tij. Ndërkohë pas takimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jetë sheshi para godinës së Kryeministrisë ai që do të presë demonstruesit. Megjithatë, bllokimi i rrugëve kryesore të kryeqytetit do të jetë një nga elementet organizative të kësaj demonstrate, duke mos përjashtuar dhe elemente force nga ana e turmës kundrejt këtij institucioni. Gjithashtu kjo demonstratë, e cila do të nisë organizimin e saj që paraditen e së premtes, është parashikuar që të vazhdojë deri në një sinjal pozitiv nga ana e drejtuesve të mazhorancës qeverisëse. Po kështu, me qëllim që një aksion i tillë të mos identifikohet si një demonstratë vetëm e së majtës dhe të mbështetësve të tyre, organizatorët kanë menduar që qytetarët të mos mbajnë në duar flamuj apo pankarta partiake, por vetëm slogane kundër qeverisjes aktuale.
Takimet
Partia Socialiste nisi dje lajmërimet derë më derë në të gjitha njësitë bashkiake për tiu bashkuar demonstratës së 21 janarit. Partia më e madhe opozitare e ka konceptuar organizimin e kësaj demonstrate si një reagim qytetar ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes së pushtetit. Përmes një njoftimi për shtyp të ardhur nga kjo parti bëhej e ditur se ishte pikërisht videopërgjimi Meta-Prifti që shënoi momentin më të shëmtuar e flagrant të nivelit të korrupsionit në të cilin është e përfshirë i gjithë kabineti qeveritar.
“Blloku” i korrupsionit
5 miliardë euro ryshfet nga përqindjet dhe ryshfetet
- Iliri ryshfetet e ministrive
- Majlinda “Sacra Cotrona Unita”
- Plehrat import 5 milionë USD për ton
- Genci minierat, HEC-et dhe ekspozita
- Luli ryshfetet e posteve pergjimet
- Orikumi, Dukati, Karaburuni
- Tartari, Zeni, Vokshi, nafta nëntokë,
Virginia, Lajthiza
- Kasat, pullat fiskale, hipotekat
- Koli, rrugët, portin e Durrësit
- Gita Damiri
Apeli i PS-së
Tahiri: Më 21 janar qytetarët të marrin shtetin në dorë
Partia Socialiste u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen demonstratës së 21 janarit. Deputeti i kësaj partie Sajmir Tahir në apelin e tij theksoi faktin se kjo demonstratë duhet të shënojë momentin kur shqiptarët marrin në dorë shtetin e tyre. “Shqiptarët kuptuan se lajthitja e Sali Berishës në seancën e fundit të Kuvendit nuk ishte një rast i veçuar, por një lajthitje krejt e zakonshme për këtë kryeministër, që gjithmonë e më shumë po e fut vendin në qorrsokak duke kërkuar të tërheqë pas vetes Shqipërinë dhe shqiptarët mu në llumin e greminës ku është zhytur vetë. Pas lajthitjes së Saliut që të gjithë pamë e dëgjuam ditën e hënë në Parlament, sot ky njeri foli përsëri për lajthi e për kumbulla, për zana nëpër male të mbuluara me dëborë, por përsëri nuk tha asnjë fjalë për zgjidhjen e krizës, të cilën shqiptarët e presin me padurim”, - vuri në dukje Tahiri. Sipas tij, PS-ja është e shqetësuar për provokimin e përditshëm që ky
kryeministër i zënë peng nga korrupsioni dhe paaftësia po i bën çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend. “Jemi të shqetësuar për katandisjen publike të këtij njeriu, që me cilësinë e kryeministrit të votave të vjedhura po synon të katandisë Shqipërinë dhe shqiptarët si mos më keq”, - vlerësoi ai. Për këtë arsye Tahiri u bëri thirrje qytetarëve që “ta kthejnë datën 21 në ditën e demonstratës popullore për rikthimin e dinjitetin që kryeministri në ikje dhe qeveria rrush e kumbulla po nëpërkëmbin dita-ditës. 21 janari nuk është dita e demonstratës së socialistëve për pushtetin e tyre, por dita e demonstratës së shqiptarëve për shtetin e të gjithëve”.