Opozita në KQZ sërish bojkot, rrezikon mandatet
20/01/2011 Kodi Zgjedhor përcakton shkarkimin e anëtarëve kur mungojnë në 2 mbledhje
KQZ miratoi dje anëtarin e shtatë të KZAZ-së. Kryesimi i PD e PS sipas qarqeve
Herion Mesi
Anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë bojkotuar për herë të dytë radhazi në mbledhjen e djeshme të institucionit më të lartë zgjedhor në vend, pas bojkotit në mbledhjen e kaluar, ku u miratua buxheti i zgjedhjeve vendore të 8 majit. Bojkoti i përfaqësuesve të Partisë Socialiste parashikon që kryetari i KQZ-së të marrë masa ndaj anëtarëve të këtij komisioni, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e tyre. Zëdhënësi i KQZ-së Arti Lushi, i kontaktuar me telefon nga “Metropol” në lidhje me mungesën e anëtarëve të KQZ-së në mbledhjen e djeshme, bëri me dije se “vendimi i tyre është qëndrim politik” dhe se këta anëtarë nuk kanë dorëzuar pranë kreut të KQZ-së Arben Ristani asnjë justifikim për mungesën e tyre në mbledhjen e djeshme.
Kodi Zgjedhor
Në nenin 18 të Kodit Zgjedhor “për ndërprerjen para kohe të mandatit të anëtarit të KQZ-së”, pika 1/a, thuhet se “mandati i anëtarit dhe kryetarit të KQZ-së përfundon përpara afatit kur kryen veprimtari politike njëkohësisht me detyrën e anëtarit të KQZ-së”. Gjë që nënkupton se anëtarët e KQZ-së përveç detyrës që u është ngarkuar ushtrojnë dhe veprimtari politike, duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor, i cili detyron kryetarin e KQZ-së të kërkojë shkarkimin e tyre. Po në nenin 18, pika 1/e, thuhet se “nëse anëtari i KQZ-së mungon pa shkaqe të arsyeshme në dy mbledhje radhazi të KQZ-së, ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë, kërkohet shkarkimi i tij”. Duke u nisur nga konfirmimi i zëdhënësit të KQZ-së se këta anëtarë nuk kanë paraqitur një justifikim të arsyeshëm për qëndrimin e tyre politik për mungesën e dytë radhazi, Kodi Zgjedhor e detyron kryetarin e KQZ-së Arben Ristanin që të dorëzojë një kërkesë për shkarkimin e këtyre anëtarëve pranë Kuvendit të Shqipërisë. Më pas Kuvendi merr një vendim në bazë të Kodit, pas propozimit të KQZ-së për shkaqe të parashikuara në shkronjat “a” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, pra nenit 18. Nga ana tjetër, KQZ-ja është e detyruar të fillojë procedurën për propozimin e shkarkimit jo më vonë se 5 ditë nga marrja dijeni për shkakun. Në rastet e tjera të pikës 1 të këtij neni anëtari i KQZ-së lirohet me vendim të Kuvendit pas njoftimit nga ana e KQZ-së. Pavarësisht mungesës, KQZ-ja ka marrë vendimin mbi anëtarin e shtatë të KZAZ-së.
KQZ ndan zonat për shumicën e anëtarëve në KZAZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme përcaktoi me short zonat ku PS-ja dhe PD-ja do të kenë kryetarët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve. Pas shortit u përcaktua se demokratët do të kenë kryetarin dhe anëtarin e 7-të në Tiranë, Berat dhe Vlorë. Ndërsa PS-ja në Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër. “PD-ja do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek dhe PS-ja do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numrin çift. Kush është dakord me këtë rezultat? 4 pro, miratohet. Mbyllet dhe kjo pikë e rendit të ditës”, - tha kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani. Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e ardhshme do të jenë 66 komisione zonale të administrimit të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, në varësi të të cilave do të jenë qendrat e votimit në 8 maj. Sipas Kodit Zgjedhor, 3 anëtarë të KZAZ-së i takojnë PD-së dhe 3 PS-së, ndërsa kryetari ndahet me short mes tyre.
Ndarja u shumicës së përfaqësuesve në rang qarqesh të 12 KZAZ-ve
Mazhoranca
Dibër
Fieri
Gjirokastër
Kokës
Lezhë
Shkodër
Opozita
Berat
Durrës
Elbasan
Korçë
Vlorë