Elbasan/ Plagos xhaxhain e tij, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar i dënuar më parë për veprën penale, "dezertim nga ushtria" u arrestua sot në orët e para të mëngjesit pasi akuzohet për veprën penale" vrasje me dashje e mbetur në tentativë".
Arrestimi i Tomorr Sinanit u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka tentuar të vrasë me armë të ftohtë të llojit thikë, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Naim Sinani, 43 vjeç i cili është xhaxhai i tij. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në spitalin kirurgjik, në gjendje të rëndë për jetën.