Emigrantët; Kriza jep ndikimet, bie niveli i dërgesave
Ekspertët paralajmëruan që herët se efektet e krizës globale do të ndihen në ekonominë shqiptare, tek rënia e nivelet të dërgesave të emigrantëve, në rënien e eksporteve, importeve. Banka e Shqipërisë konfirmon me anë të të dhënave se remitancat kanë nisur të tkurren. Tani emigrantët shqiptarë dërgojnë më pak para drejt vendit të tyre se sa dërgonin një vit më parë. Si 9-mujor Banka e Shqipërisë raporton se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, këto transferta vlerësohen 13% më të ulëta
Efektet e krizës globale nisën të ndihen në dërgesat e emigrantëve. Tashmë shqiptarët dërgojnë më pak para drejt familjeve të tyre se sa dërgonin një vit më parë. Këtë fakt e pranon edhe Banka e Shqipërisë në raportin e saj për zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për periudhën janar-shtator 2008. Në fakt, sipas këtij raporti, bilanci i transfertave korente gjatë periudhës janar–shtator regjistroi një suficit prej rreth 670 milionë eurosh. Peshën kryesore (rreth 78%) të të ardhurave në këtë kategori vazhdojnë ta zënë prurjet e emigrantëve shqiptarë me banim jashtë. Por ato në vetvete kanë pësuar ulje krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raporti të BSH-së, gjatë kësaj periudhe këto transferta kanë arritur në 623 milionë euro, duke mbuluar rreth 37% të deficitit të tregtisë së mallrave. Por, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, këto transferta vlerësohen 13% më të ulëta. Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një zhvendosje e këtyre flukseve valutore nga ato për përdorim korent, në forma të ndryshme investimesh.
Thellohet deficiti korent
Bilanci i përgjithshëm i pagesave për periudhën janar – shtator të vitit 2008 rezultoi me një rritje të mjeteve valutore prej 101.4 milionë eurosh. Llogaria korente regjistroi një deficit prej rreth 840 milionë eurosh. Flukset hyrëse të kapitalit regjistruan vlerën 767 milionë euro, duke financuar rreth 91 për qind të deficitit korent.
Zhvillimet kryesore në sektorin e jashtëm të ekonomisë shqiptare mund të përmblidhen si: rritje e konsiderueshme e shpenzimeve dhe e të ardhurave korente; thellim i mëtejshëm i deficitit tregtar dhe i atij korent; rritje modeste e flukseve hyrëse të kapitalit në formën e investimeve të huaja direkte dhe të huamarrjes së sektorit shtetëror dhe rritje e rezervave valutore të autoritetit monetar. Transaksionet korente të kryera gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2008 vlerësohen në rreth 6.7 miliardë euro, duke qenë rreth 10% më të larta transaksionet e së njëjtës periudhë të një viti më parë. Bilanci i llogarisë korente gjatë nëntë muajve të parë të vitit ka regjistruar një deficit prej rreth 840 milionë eurosh, ose një rritje vjetore prej rreth 60%. Thellimi i deficitit korent ka ardhur si pasojë e rritjes së deficitit tregtar dhe e ngushtimit të bilancit pozitiv të llogarive të shërbimeve dhe të transfertave korente. Shkëmbimet tregtare në mallra dhe shërbime përfaqësojnë pjesën më të madhe të transaksioneve korente të Shqipërisë me botën. Rreth 95% e shpenzimeve korente të kësaj periudhe ka shkuar për blerje mallrash dhe shërbimesh, ndërkohë që rreth 27% e të ardhurave korente ka hyrë në formën e transfertave. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve siguruan përkatësisht 24% dhe 40% të të ardhurave korente. Shkëmbimet tregtare në mallra të Shqipërisë me botën, gjatë periudhës janar–shtator të vitit 2008 shënuan një vlerë prej rreth 3.3 miliardë eurosh, duke qenë rreth 18% më të larta sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2007. Shpenzimet për importin e mallrave shënuan vlerën 2.547 milionë euro, ndërkohë që të ardhurat nga eksporti i mallrave arritën në 708 milionë euro. Deficiti i tregtisë së mallrave shënoi vlerën 1.8 miliardë euro, duke qenë rreth 16% më i lartë sesa në vitin 2007. Të ardhurat nga eksporti i mallrave kanë mbuluar rreth 28% të importeve, një raport ky i krahasueshëm me atë të vitit të kaluar. Rritja vjetore e vlerës së importeve të mallrave shënoi 17%, një normë kjo e krahasueshme me atë të vitit të kaluar. Një faktor që ka ndikuar në rritjen e vlerës së importeve ka qenë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Importi për përpunim aktiv ka shënuar një rritje vjetore prej 7% gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, ndërkohë që pesha e kësaj kategorie importesh ndaj vlerës së përgjithshme të importeve ishte 12%. Kontributin kryesor në rritjen e shpenzimeve për importet e ka dhënë rritja e importeve të: lëndëve djegëse, makinerive dhe pajisjeve, ushqimeve dhe kafshëve të gjalla dhe mallrave të përpunuar. Vlera e importeve të këtyre kategorive ndaj vlerës së përgjithshme të importeve është rreth 73 %. Shpërndarja gjeografike e importeve tregon se vendet e Bashkimit Evropian kanë qenë vendet e origjinës së rreth 60% të importeve të përgjithshme gjatë kësaj periudhe. Shkëmbimet tregtare me Italinë dhe Greqinë zënë peshën kryesore, duke përfaqësuar respektivisht 43 dhe 25% ndaj importeve nga vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, vihet re se importet nga vendet e rajonit kanë pësuar një rënie prej rreth 6%, kryesisht për shkak të rënies së dukshme të importeve nga Serbia. Megjithatë, shpenzimet për mallrat e ardhur nga Maqedonia dhe Kosova janë rritur me respektivisht 27 dhe 10%, duke bërë që pesha e këtyre dy vendeve ndaj tregtisë së zhvilluar me rajonin, të rritet. Eksportet nga Shqipëria drejt pjesës tjetër të botës, gjatë nëntë muajve të vitit 2008, ishin rreth 20% më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet nga industria e përpunimit aktiv, e cila prej vitesh ka përcaktuar profilin dhe përbërjen e eksporteve të vendit, janë rritur me rreth 6%, ndërkohë që të ardhurat nga kjo kategori eksportesh ndaj eksporteve të përgjithshme kanë shënuar nivelin 60%.