E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Komisioni per Gerdecin, i vonuar, por e mbeshtesim

Partia Socialiste e konsideroi te vonuar kerkesen e LSI-se per ngritjen e nje komisioni hetimor per tragjedine e Gerdecit. Keshtu, Levizja Socialiste per Integrim i eshte rikthyer kerkeses se meparshme per ngritjen e nje komisioni te tille, e kjo nisur nga faktet e reja qe po dalin ne pah mbi kete tragjedi. Por referuar kesaj kerkese, kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, vuri ne dukje se "kjo kerkese ishte e habitshme dhe e vonuar". Madje, po ne kete linje, Leskaj beri me dije dhe nje tjeter fakt, ku, sipas saj, deri tani nuk eshte dorezuar ndonje kerkese ne Kuvend, ne te cilen LSI te kerkoje ngritjen e nje komisioni hetimor per tragjedine e 15 marsit ne Gerdec. Megjithate, ne momentin qe nje kerkese e tille do te behet zyrtare, socialistet do ta marrin ne shqyrtim. Kjo per vete faktin se Partia Socialiste ka kerkuar ne vijimesi zbardhjen e plote te tragjedise se Gerdecit dhe trafikut te armeve, dhe per kete arsye, sipas Leskajt, PS do te marre ne konsiderate kerkesen e LSI. Madje, grupi parlamentar socialist nuk ka hequr dore nga kerkesa e tij per zbardhjen e kesaj tragjedie, duke mos u ndalur ne publikimin e fakteve te shumta sa i takon kesaj tragjedie. Nga ana e saj, mazhoranca ka heshtur, lidhur me kete propozim te hedhur nga LSI, por me heret ajo e pati kundershtuar nje ide te tille, me pretendimin se ceshtja tashme eshte ne duart e prokurorise. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›