Ngacmonte te mituren, pranga maniakut
Daniela Zisi
Pogradec- Denimi i pare qe vuajti ne qeli duket se nuk i ka sherbyer nje 25-vjecari te njohur si maniak seksual qe abuzonte me te mitur, teksa ka perseritur aktin e shemtuar me fqinjen e tij 11-vjecare. Nxenesja e nje prej shkollave 9-vjecare ne Pogradec, i ka rrefyer historine e saj shoqes se ngushte dhe kjo e fundit, mesueses kujdestare dhe me tej drejtorise. Vajza e nje cifti te divorcuar jetonte me te emen, teksa per nje vit me radhe Stavri Thana, i denuar me pare me 8 vjet burg per "kryerje te marredhenieve seksuale, me te mitur" ka abuzuar me vogelushen duke kryer veprime te turpshme. Policia vendore e arrestoi dje, menjehere pas denoncimit te bere nga drejtoria e shkolles, kurse e demtuara me inicialet I. M., eshte marre ne pyetje ne prezence te prinderve dhe psikologut.
Ngjarja
Historia ka tronditur qytetin dhe indinjuar organet e Rendit, qe tete vjet me pare e kishin arrestuar Stavri Thanen po per te njejtin krim, teksa kishte perdhunuar nje te mitur. Ai ishte liruar ne vitin 2004, pasi kishte vuajtur nje te treten e denimit per shkak te moshes. Por duket se ne vitin 2008, kishte nisur gjuetine me te re me fqinjen e tij, atekohe vetem 10 vjece. Vajza vuante edhe divorcin e prinderve, kurse nenes se saj i duhej te perballonte jeten duke kryer pune te ndryshme, shpesh edhe me orar te zgjatur. Ky fakt ka mjaftuar per 25-vjecarin banues ne qytet, qe te "sulmonte" te mituren duke e joshur here me embelsira dhe here me leke. Megjithese njihej si person me rrezikshmeri te larte shoqerore, Thana nuk mbahej nen mbikeqyrje nga policia, pasi kishte vuajtur vetem 3 vite burg per krimin e meparshem. Per nje vit me radhe, ai merrte here pas here ne banese nxenesen e klases se 5-te, dhe abuzonte me te duke kryer veprime te turpshme. Hera e fundit e abuzimit ka qene muaji mars, por e mitura ia ka besuar historine dhe tmerrin e perjetuar, shoqes se saj me te ngushte.
Ne fillimjave, vajza i ka rrefyer shoqes se cfare i ndodhte prej nje viti, se si fqinji i saj Stavri Thana, e merrte ne banese dhe me pas e zhvishte. Duke perfituar nga koha ne dispozicion, ai e ngacmonte seksualisht.
Arrestimi
Veprimet prej maniaku, nuk kishin rene ne sy te familjes se vajzes dhe as te personave te tjere. E shokuar, shoqja e I. M., ka shkuar tek mesuesja kujdestare dhe kjo e fundit tek drejtori i shkolles. Stafi pedagogjik eshte vene ne levizje, duke njoftuar Komisariatin e Pogradecit dhe prinderit e te mitures. Policia mori ne pyetje 11-vjecaren per disa ore, ne prezence te nenes dhe te nje psikologu dhe ajo ka pranuar se e joshur nga 25-vjecari prekej nga ai here pas here. Nje furgon eshte derguar ne banesen e Stavri Thanos, qe u gjet ne shtepi dhe mohoi akuzen e ngritur. Por i ballafaquar me deshmine e 11-vjecares, ai eshte detyruar te pranoje, duke deklaruar se nuk kishte kryer marredhenie seksuale. I dyshuari akuzohet per "kryerje te veprimeve te turpshme me te mitura".
Vajza nuk eshte perdhunuar
Grupi hetimor ne Komisariatin e Pogradecit dhe prokurori, ka kerkuar menjehere qe e mitura t'i nenshtrohej ekzaminimeve mjeko-ligjore. Sipas rezultateve paraprake, mesohet se me vajzen nuk jane kryer marredhenie seksuale, por ajo eshte ngacmuar seksualisht ne menyra te tjera. Nga ana tjeter, mesohet se 25-vjecari e ka mohuar fillimisht akuzen, por me pas ka pranuar se ka kryer vepra te turpshme. Hetuesit kembengulen ne hetimin ndaj Thanes, pasi ai ishte ne listen e personave te denuar me pare per "kryerje te marredhenieve seksuale dhe homoseksuale me te mitur". Prokuroria po vijon hetimet e metejshme dhe pritet qe i dyshuari te dale se shpejti ne gjykate per masen e sigurise. Nese krimi i kryer provohet, atehere 25-vjecari rrezikon te pakten 7 vite burg dhe kete here nuk perfiton nga mosha.
Arrestimi dhe lirimi i 25-vjecarit
Stavri Thana eshte denuar pas arrestimit ne vitin 2001, me tete vjet burg per kryerjen e vepres penale te "marredhenieve seksuale dhe homoseksuale me te mitur". Por per shkak te moshes se mitur qe kishte ne ate kohe, vetem 17-vjec, kreu 1/3 e denimit, pra 3,5 vjet burg. Dhe prej vitit 2004 ai ka qene i lire, por sic edhe ndodhi, me rrezikshmeri te larte shoqerore. Viktime e tij kete radhe ishte 11-vjecarja me inicialet I. M. Policia e Pogradecit ben te ditur se prinderit e vajzes, para disa vitesh jane divorcuar dhe vajza jetonte vetem me nenen. E ema mbetej gjithmone ne kerkim te nje pune per te mbajtur familjen. Madje dhe i duhej te punonte me orare te zgjatura. Duket se maniaku i dyshuar, e kishte studiuar si nje "gjah" te pershtatshem 11-vjecaren I. M., e cila jo rralle mbetej e vetme ne shtepi. Gjithashtu, duke perfituar nga varferia e familjes, ai e ka pasur te lehte per ta joshur te mituren me dhurata te ndryshme.