E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo me nje Tirane per Ramen

8 maji erdhi. Zgjedhjet e pushtetit vendor po trokasin ne dere. Meraku qytetar per to eshte shqetesim per te ardhmen per fatet e kryeqytetit dhe hapesirave te tij jetike per konsolidimin e ndryshimeve per mbare dhe miresi qe qeveria Berisha 2 ka promovuar dhe realizuar me sukses per jetesen e sigurt dhe pa probleme te femijeve prinderve tane te moshuar per ecurine e reformave dhe zhdukjen e korrupsionit 20-shit famekeq alla-Rama fenomeneve te mbrapshta qe lidhen me te qe po transfigurojne shemtojne shkaterrojne vlerat urbanistike emblematike dhe etnokulturore te qytetit. Sovrani popull flet vetem me ane te votes dhe i ka hije. Forcat politike luftojne per te merituar dhe perfituar besimin e elektoratit qe perfundon me shpalljen e rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe certifikimin nderkombetar te tyre nga OSBE-ODIHR-i. Per fat te keq qytetari shqiptar eshte shtrenguar te shohe ndieje dhe te perjetoje fushata post-zgjedhore here te qyteteruara dhe kultivuara here jashte natyres demokratike me protesta te dhunshme dhe greva urie absurde jashte etikes dhe normave tradicionale shqiptare qe per te thene te verteten meritojne historine e kuvendeve dhe sqimen e odave nje arkiv te pasur te mencur te denje paqesor dhe plotesisht civil qe e ka pasur zili bota e emancipuar. Banori i Tiranes nuk mund ta beje kurrsesi qytetin e tij djepin dhe varrin e shenjte te mbrothesise kurban per interesat e klanit Rama.

Jo me nje Tirane per Ramen per faktin e vetem se me katapultimin bunkerizimin dhe kapardisjen e tij ne krye te PS-se la pas dore interesat shqetesimet perspektivat e qytetarit te Tiranes dhe te vete qytetit simbol i zhvillimeve demokratike ne vend. Duke u bere lidershipi i nje force politike me nje te kaluar problematike dhe anetaresi akoma te padistancuar nga e kaluara diktatoriale nje pjese e te cileve per fat te keq vazhdojne te ruajne poste te larta atavizma te monoshtetit te eger njepartiak te se majtes komuniste Rama e ndau qytetin e Tiranes me nje Mur Berlini mental brenda kokes se tij ne elektorat mbeshtetes dhe elektorat kundershtar cka bie ndesh me funksionin kushtetues te postit detyres dhe nderit te kryebashkiakut. Rama nga zyra e qytetarit te pare te Tiranes ku nuk duhet te kete kurrsesi te majte apo te djathte te PS-se apo PD-se republikane a monarkiste ka shperdoruar detyren ka fyer se paku gjysmen e popullsise se qytetit duke bere propagande per partine qe kryeson. Te mos harrojme turet e tij anembane Shqiperise qe me se shumti jane braktisje e paster e detyres se rendesishme. Vetem ky fakt e perball ate me qytetaret e tij te cilet i diferencon ne qytetare te dores se pare dhe qytetare te dores se dyte ne fansa dhe kundershtare ne te privilegjuar dhe te anatemuar. Rama duke u bere lideri me fanatik i PS-se nuk mund te jete me kryebashkiaku i te gjithe qytetareve te Tiranes prandaj me e pakta gje qe duhej te kishte bere ishte kandidimi i tij ne listat per deputete ne Kuvendin e Shqiperise gje qe nuk pati as guximin civil as kurajon politike dhe morale ta bente.

Jo me nje Tirane per Ramen se qytetari i thjeshte tironsi i ndershem ndihet i keqperdorur dhe i shfrytezuar lene nen terrorin e trafikut asfiksues pa Unazen e Madhe pengun politik te njeriut qe kishte tagrin detyren dhe misionin per ta zgjidhur. Te gjithe e vuajtem kolapsin apokaliptik te dates 22 nentor 2010 ku vargu i makinave u kthye ne zinxhir ne vargonj qe ulokezuan levizjen qytetin. Sa gra linden neper makina sa kortezhe mbeten ne udhekryq me arkivole te pavarrosura sa urgjenca mbeten pa ndihmen e pare kur dihet qe jeta ndahet me vdekjen nga nje fije e holle sa krime mund te kishin ndodhur ne ate kataklizem se ujku mjegull do thote populli. Nervozizmi i qytetareve te Tiranes foli qarte nuk ka nevoje per koment. Kur flet sovrani te tjeret duhet te heshtin Sovrani popull shenoi me gisht shkaktarin e kolapsit. Ai ishte nje dhe i vetem kryebashkiaku Rama dhe stafi i tij qe ne vend te profesionisteve gelon nga militantet ekstreme. Kryebashkiaku doli ne TV per kete ka nje zell dhe yrysh te pazakonte dhe si Ponc Pilati u perpoq te shpelante duart duke fajesuar Policine e Shtetit ne vend qe tu kerkonte falje qytetareve. Vini re modelin e qeverisjes se tij te deshtuar per tre vjet qeveria Berisha 1 dhe 2 ndertoi autostraden Durres ndash Kukes ndersa Rama nuk mundi te niste jo me batiste se paku nje segment te Unazes se Madhe te Tiranes Tirana kryeqyteti yne eshte sot me keq se kurre per parkingje ngaqe edhe kur jane transformohen ne dyqane. Pa sheshe lojerash per femije hapesira te gjelbra clodhese per pleq e pensioniste se jane dhene si shperblim per sherbimet partiake individuale dhe klaneve miqesore. Rama promovoi ne 10-vjecarin e tij keqqeverises hegjemonine e godinave te larta qe po ia marrin frymen qytetareve dhe qytetit. U treten si kripa ne uje oborret e shkollave cerdheve dhe kopshteve u zhduken pa nam e nishan lulishtet. Ngjyra gri dhe dimerimi i gjate ne qytet nga mbjelljet pa kriter te dekorativeve gjetherenes qe po tjetersojne ngjyrimet natyrale me laparosjet dhe llangosjet e fasadave si ne festa karnavalesh dhe klounada. Rama ne vend qe tua lehtesonte jetesen dhe rrojtjen qytetareve te tij ua veshtiresoi me rruge plot balte e pluhur me urbane te zhulte qe nuk mberrijne kurre ne orar ku udhetaret paletohen si sardelet ne kuti me kosha plehrash sofra gostish ku gelojne minjte qe perllongin qytetin. Shkurt zgjedha e halleve te qytetarit u rendua thekshem gjate qeverisjes Rama sidomos pasi ai detyren e kryebashkiakut e pergjysmoi me ate te kryepartiakut. Elektorati tiranas nuk e meriton me Ramen thjeshte se nuk i doli zot ne hall e nevoje.

Jo me nje Tirane per Ramen se qytetari tiranas tradicional dhe i ardhur nuk e meriton harresen e pafalshme e te denueshme qe u ka bere kryebashkiaku shijeve te tyre artistike. Tirana eshte sot kryeqyteti unikal ne boten e moderne ku varferia artistike elegance arkitekturore hije-dritat e hapesirave jane masakruar me nje urrejtje gati-gati patologjike. Rama zhveshi sheshet dhe godinat nga arti relievet basorelievet skulpturat murale mozaiket. Ngado hedh syte mbizoteron vobekesia artistike dhe intelektuale. Trishtim dhe pikellim te thelle ndien kur kjo ndodhi dhe ndodh ne kohen kur qyteti qeveriset nga nje njeri qe pervec te tjerash e mban veten per artist Tirana ishte nje superstudio gjigande nje atelie elitare por qe tashme ndjehet e braktisur lene ne meshire te fatit. Prej saj kane dale shume nga kryeveprat e artit shqiptar qe zbukurojne sheshe qytetesh dhe fasadash anekend Shqiperise qe krijojne emocione dhe kenaqesi estetike te ndryshme por qe tashme nen efektet e erozionit grabitjeve dhe shkaterrimeve alla-Rama i perkasin kujteses se vrare.

Jo me nje Tirane per Ramen se si nje partiak zemerak ka krijuar diferencime zonash lagjesh dhe njesish bashkiake duke vonuar decentralizimin e pushtetin qendror ndaj minibashkive vartese me qellim per ti shfrytezuar per tiu rrembyer e gllaberuar fondet si ne kohera grabitqare. Ai ka vene ne tryezen e te zgjedhurve lokale socialiste nje meny krizash qe kane si qellim stopimin e reformave qeverisese. Kujtojme mllefin per kartat e identitetit dhe pasaportave biometrike usulli socialist per bllokimin e liberalizimit te vizave per shqiptaret. Jo me nje Tirane per Ramen se ai ka diferencuar qytetaret dhe lagjet e Tiranes sipas menyres se si kane votuar. Ku kane fituar deputetet e PS apo ku jetojne dhe banojne miqte e tij ka investuar ka bere punime dhe ndertime ku kane fituar deputetet e PD zonat i ka lene pas dore. Permendin shume zona te Tiranes ku balta dhe pluhuri jane kthyer ne refrenin e dites ku edhe pse ka plot vend per te mbjelle peme dekorative pse jo dhe ndertuar fusha clodhjeje dhe argetimi per femijet e brezin e trete asgje nuk eshte bere. Rama ka punuar per makijazhin e tij politik meraku i tij ka qene pamja siperfaqesore qendra rruget magjistrale dhe vendet e dukshme. Puno per te afishuar jo per te lehtesuar rrojtjen e njerezve. Neper thellesi te lagjeve mbytesh ne balte thuajse jane geto ngaqe votuan per PD dhe jo partine e kryebashkiakut. Ky diferencim i qytetareve nga vendi bindja politike dhe largesia nga qendra eshte nje mendesi e tejkaluar per boten e emancipuar. Pikerisht per kete diferencim per etiketimin ne qytetare te qendres dhe qytetare te periferise Rama nuk e meriton besimin.

Jo me nje Tirane per Ramen se hapesirat qytetase punonjesit alias qytetare te saj fondet mundesite dhe te mirat materiale shpirterore e etnologjike te saj i ka perdorur si domene te PS si ithtare me detyrim e percaktim vasale te pergjunjur numeror listash per greviste urie dhe mitingashe sherrxhinj. Kjo nuk duhej te ndodhte pasi ato paguhen nga taksapaguesit qytetare tiranas qe jane te majte dhe te djathte republikane dhe monarkiste. Nuk mund te shkulim nga kujtesa shijen e keqe te greves se urise cadrat qe mbine si cibane si gunga te zeza mbi bulevardin e lavdishem Deshmoret e Kombit grevistet e qyteteve dhe fshatrave pa emer te Shqiperise qe i ngujoi ne absurd per nje kauze qe ka ndryshuar tekst forme koncept dhe logjike nga muaji ne muaj derisa ne fundnentorin e ketij viti u shkermoq dhe u tret si kripa ne uje. Ai qe duhej ti mbronte rruget lirshmerine e tyre lehtesimin e levizjes beri te kunderten i bllokoi ato si ne barbari. Sillte me autobuse perkrahes te paguar. Sjell ne vemendjen e lexuesve kronikat e medias ku sekseret e Rames para piramides se diktatorit shperndanin parate me lista.

Jo me nje Tirane per Ramen kur sheshi Skenderbej emblema e heroit legjendar eshte cmitizuar deheroizuar dhe braktisur ndryre ne rrjeta teli pirgje dheu e zhavorrishteje gati-gati ne formen e nje zhvarrimi te dyte per te per me teper kur qarkulluan zera dhe per nje transferim te mundshem te monumentit epokal... Ky shesh me histori krenare dhe te lavdishme u gerrye dhe brejt thua te ishte lloji hakmarrjeje ndaj atyre qe gremisen dhe rrezuan per ne abys shtatoren e diktatorit Hoxha. Pinjollet e nomenklatures se kuqe qe jane mbledhur si mize lisi perreth Rames sipas stilit te mohsave I. K. mbase projektuan nje shesh ku monumenti i heroit legjendar te minimizohej te mbetej nje pike e pandjeshme perballe kullave qe do ta ndrynin si ne cark e kurth. Pluhuri dhe balta qe mbulon supet e ketij monumenti historik u paraprine nga botime gazetash perkthime te dyshimta vepra artistike me kumte nihilizimi qe u iniciuan nga njerez perreth kryebashkiakut. Ato shkrime dhe qendrime ndiqnin nje ciklike mole dhe tenje por qe kurre nuk mund te fitojne shtat e hapesirehellip Ate qe nuk ia bene dot armiqte ne gjallje po ia benin mohsat ne emer te perfitimit ekonomik snobizmit dhe etjes per tu dukur modern internacionaliste ne emer te korrigjimit e qortimit te gabimeve te historise

Jo me nje Tirane per Ramen pasi ai vete prej shume vitesh iken prej saj naten shtegton drejte fshatit Peze pasi gjumi ne te nuk e ndjell dhe josh. Kryebashkiaku del naten fshehurazi dhe ne mister ne terr e mjegull nga qyteti rrahjet e zemres se te cilit duhet te rezonojne dhe ritmojne me zemren e tij. Ai i kthente krahet qytetit dhe detyres ngaqe nuk ia duronte dot ritmin marramendes kakofonine e zhurmave qe vete lejonte papastertine qe vete e kishte certifikuar. Ikte ne muzg si fajtori me keq doresi qe e kishte katandisur ne ate terexhe. Kryebashkiaku madje as shtepi nuk kishte blere si ti ruhej ndonje mallkimi ndjellakeq apo kerkonte te jepte shembullin e keq per te mos ardhur te huajt. E per ke per ate qytet qe kishte marre persiper ta nxirrte ne driten e miresise dhe mbaresise mbrothesise e prosperitetit. Po qe se qytetaret e Romes Athines apo me larg akoma Nju Jorkut do te merrnin vesh se kryeqytetari i tyre largohej neteve prej qytetit me e pakta gje qe do te benin ishte divorci me te politiken e tij percmuese. Largimin si djalli prej temjanit nuk do tia falnin kurrsesi. Cmund te kishte ndodhur sikur Rudi Xhuliani mos te kishte ndodhur ne krye te detyres ne zyren e tij gjate kohes se atentatit kamikaz ndaj kullave binjake

Jo me nje Tirane per Ramen se mosmarreveshjet normale per shoqeri te hapura ne vend qe ti normalizoje me dialog konstruktiv i ka kthyer ne perpjekje guerile ne grishje per protesta te dhunshme ne letra te formes se dacibaove nisur kancelarive euroatlantike ku me furce te zeze nxin cdo gje te bardhe qe ka ne vendin e vet. Krrokamat e kortezhit te korbave te tij qe sklluknin veze te prishura neper udhekryqet e botes sipas moralit qe qymyri edhe po nuk e dogji nje gje se paku e nxi dhe sterron i ka kaluar koha. Sot Shqiperia demokratike ndryshon me ore fale perpjekjeve qytetare kembenguljes se qeverise Berisha dhe ndihmes se pakursyer te nderkombetareve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›