E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Inflacioni në rënie gjatë qershorit, arrin 2.3%

Rënia e çmimeve të ushqimeve konstatohet nga Instituti i Statistikave. Sipas INSTAT, gjatë qershorit inflacioni ka zbritur në 2.3% nga 4% që ka qenë gjatë të njëjtës periudhë një vit më parë. Rritje kanë shënuar karburantet. 

TIRANE- Rënia e çmimeve të artikujve ushqimorë ka ndikuar në uljen e kostos së jetesës në vend. Instituti i Statistikave ka konstatuar gjatë muajit qershor një rënie të inflacionit, ky tregues ka arritur në 2.3 për qind nga 4 për qind që ka qenë gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT-it gjatë muajit qershor rënie kanë pësuar edhe çmimet në grupin veshje dhe këpucë, qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji, si dhe ato në grupin pije alkoolike dhe duhan. Çmimet janë rritur gjatë kësaj periudhe vetëm në grupin transport si pasojë e shtrenjtimit të naftës me 4.2 për qind dhe benzinës me 7.6 për qind.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›