E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Integrimi, opozita kunder interesit kombetar

Denis Dedej
Sjellja e opozites ne momentet me domethenese per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian, tregon se ajo eshte kunder interesave kombetare. Ky eshte vleresimi i bere dje nga nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto. Permes nje komunikimi per mediat, numri dy i LSI, u shpreh se vendi nuk ka qene kurre me pare kaq afer nje ngjarje te shumepritur nga te gjithe shqiptaret: Levizjes se lire ne hapesiren evropiane, qe do t'i beje ata te ndjejne e te prekin realisht Evropen. Ai tha se partneret tane me te afert, ne rajon e pertej tij, jane avokatet tane dhe po na mbeshtesin si asnje here tjeter, qe Shqiperia te behet sa me pare anetare e Bashkimit Evropian. Sipas tij, qeveria po vazhdon rrugen e reformave dhe sapo ka perfunduar pergatitjen e nje produkti shume cilesor, qe do na coje nje hap perpara drejt anetaresimit ne Evrope, sic eshte Pyetesori i BE. "Eshte per te ardhur keq qe kunder kesaj rryme e ketyre objektivave mbareshqiptare vepron sot opozita, e cila ka zgjedhur pengimin e ketij procesi integrues, ne vend qe ta mbeshtese ate, po nxin padrejtesisht situaten ne vend, ne vend qe te kontribuoje per permiresimin e saj", kritikoi qendrimin e opozites Edmond Haxhinasto. Per te, opozita po konteston nga rruga institucionet legjitime, ne vend te njohe pergjegjesite e saj dhe te kontribuoje per forcimin e tyre. Ai tha gjithashtu se minoranca po e ndan popullin ne "opozitar" e "pushtetar", ne vend qe te punoje per interesat e gjithe qytetareve. "Sot eshte momenti qe te gjithe forcat politike, ato parlamentare dhe jo-parlamentare, te angazhohen ne menyre te pergjegjshme ne ofrimin e konsensusit politik dhe per mbeshtetjen e hapave konkrete te procesit te anetaresimit te Shqiperise ne BE, sic eshte liberalizimi i vizave", apeloi nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim. Duke iu drejtuar forcave politike, Haxhinasto kerkoi angazhimin e tyre sa me pare, ne nje proces transparent dhe gjitheperfshires ne realizimin e reformes zgjedhore, pasi zgjedhjet vendore po "trokasin ne dere". Sipas tij, angazhimi ose jo ne kete proces do te vertetoje se cilet jane ata qe vertete veprojne per standardet e zgjedhjeve dhe te demokracise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›